E Diel, 1 Nëntor 2026

Shamku-PS: Berisha nuk mbajti premtimin per shpenzimet mbi arsimin

Socialistet rikujtuan diten e djeshme se nje premtim i pa mbajtura, nga qeveria e sotme e Sali Berishes eshte shpenzimi per arsimin me 5 % te Prodhimit te Brendshem Bruto. Deklarata eshte bere nga kandidatja per deputete e PS per Qarkun e Tiranes, Ledi Shamku, e cila kritikoi kryeministrin se po tregohet i pandershem me popullin shqiptar. "Ai pati 4 vjet kohe per te realizuar ate premtim dhe deri tani fondet jane rritur me pak se 1%. Berisha tani perseri premton te rrise fondet per arsimin ne 5 % te Prodhimit te Brendshem Bruto", rikujtoi Shamku. Sipas saj, Berisha eshte akoma praktikues i politikes se vjeter.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›