Godo: Presidenti do ta dekretoje ligjin e "Dosjeve"

Presidenti i Nderit i Partise Republikane, Sabri Godo deklaroi dje se Presidenti Topi, duhet te dekretonte pa hezitim ligjin per hapjen e dosjeve. Ne nje interviste per "Koha Jone", republikani Godo, thekson se nje kthim nga ana e Presidentit e ketij ligji, do te sillte vetem nje ndeshje "patrullash" pa sjell asnje rezultat tjeter. Po keshtu Sabri Godo flet edhe per menyren se si duhet te veprohet per perfundimin e reformes ne pronesi.
Presidenti Bamir Topi eshte ne afatet e fundit per te vendosur nese do ta dekretoje apo jo ligjin per hapjen e dosjeve. Cili mendoni se do te jete veprimi me i duhur nga ana e Presidentit?
Une kam thene se ligji per dosjet nuk eshte i plote, sepse le jashte ata, qe kane organizuar dhe drejtuar Sigurimin e Shtetit dhe merret me funksionaret e dores se dyte dhe te trete. Megjithate ky ligj eshte me mire, se sa te mos kemi asnje lloj ligji. Une mendoj se keshtu si kane rrjedhur punet, Presidentit nuk i mbetet gje tjeter vecse ta miratoje ate. Po te mos e miratoje, Parlamenti do ta kaloje ate prape me shumicen qe ka dhe kjo do te mbetet nje ndeshje patrullash, pa ndonje rezultat konkret. Pra une mendoj se eshte me mire qe kjo ceshtje te mbyllet ne kete menyre.
Mendoni se ky ligj do t'i kaloje edhe nje apelimi te mundshem nga opozita ne Gjykaten Kushtetuese?
Mendoj se ligji ka nje lloj perplasje te institucioneve, qe do te verifikohet ne ditet ne vijim. Por nese Presidenti e mbyll kete ceshtje duke e dekretuar kete ligj, ne mund te themi qe eshte arritur dicka ne lidhje me kete problem, lidhur me dosjet nuk u be e gjitha, por te pakten mund te thuhet se dicka u be.
Mazhoranca aktuale ka theksuar se ky vit do te jete i rendesishem, per sa i perket reformes ne sistemin e pronesise. Si mendoni se po ecen ky proces?
Une mund te them se ka munguar vullneti ose kurajoja e qeverive per te zgjidhur nje problem, qe ka ardhur duke u nderlikuar me kalimin e kohes. E verteta eshte se socialistet kur ishin ne pushtet, pas vitit 1998 dhe mbrapa e lane menjane Kushtetuten, e cila ka nje percaktim te qarte te asaj cfare eshte prone ligjore dhe qe ka percaktuar edhe afatet brenda sa kohe, duhej te zgjidhje ky problem. Socialistet e lane menjane kete pjese, duke treguar nje mungese pergjegjesie te pashembullt. Po keshtu asgje nuk eshte bere per zgjidhjen e kesaj ceshtje, e cila duhet se do te qendroj edhe per nje kohe te gjate e pazgjidhur. Do te vije dita kur ne do te bejme kerkesen per te hyre ne BE dhe perfaqesuesit e ketij komuniteti, e kane thene me kohe qe duhet te zgjidhim problemin e pronave. Ne i kemi dhene zgjidhje gjysmake ketij problemi, nuk mund te hyjme ne Evrope me keto probleme. Ne fakt jane marre disa iniciativa nga qeveria, per ligjin e tokes 7501, qe te korrigjohen vjedhjet dhe shperdorimet qe jane bere brenda ketij ligji. Mund te themi se keto vitet e fundit ka pasur nje lloj sensibilizimi per te korrigjuar dicka nga ajo qe eshte bere se prapthi fund e krye, por une nuk shikoj ndonje rezultat konkret.
Cila sipas jush do te ishte edhe zgjidhja e duhur, ne lidhje me kete reforme te rendesishme?
Reforma me e mire do te ishte qe, Agjencia e ngritur per Kthimin e Pronave, te mbaje edhe pergjegjesine kryesore per procesin e kthimit te pronave. Atehere kur pronari te kete ndonje kundershtim me kete vendim te Agjencise, atehere ai eshte i lire per t'iu drejtuar Gjykates, per zgjidhjen e kesaj ceshtje. Vetem ne kete menyre mendoj se mund t'i jepet zgjidhja me e mire ketij problemi. Zgjidhja normalisht eshte e veshtire, por nuk mund te cilesohet si nje gje e pamundur. Kjo do durim, kompetenca dhe cfare eshte me e nevojshmja, lidhet me faktin se dikush duhet te marr pergjegjesite per kete proces. Po qe se dikush i niset kesaj pune, duke bere hesapet elektorale, sa demtohemi ose sa fitojme ne zgjedhje nese bejme kete ligj, nuk mund te zgjidhjet ky problem. Eshte nje problem politik qe kerkon durim dhe nje studim te plote.