Ceka: Per Nanon pyetni Interpolin se ku gjendet

Ne nje interviste per "Koha Jone" Presidenti i PAD, Neritan Ceka perjashton cdo lloj mundesie per koalicion me Ramen. Ai ka paralajmeruar se dhe ne rastin e mundshem te akordit Rama-Meta, ai do kerkoje koalicione te tjera. Nderkohe qe vlereson qeverisjen e Berishes me shume se te Nanos, Ceka nuk ngurron te shprehet kunder ish-liderit socialist. Ai shprehet kunder shkarkimit te Topallit, por dhe Ballen e cileson provokator, pavaresisht se nuk pajtohet me sjelljen e Berishes.
Zoti Ceka, referuar edhe rezultatit te fundit ne Kashar mendoni se eshte i nevojshme per nje fitore te opozites aktuale ne zgjedhjet e 2009, nje koalicion i gjere?
Natyrisht per ate qe lexon, per rezultatet, po. Por reagimi i fundit i zotit Rama kuptohet qe eshte nje veprim i strucit qe fsheh koken, sepse fakti qe PS doli si force e katert, kur midis kandidaturave, 3 ishin te se majtes, natyrisht qe duhej lexuar me kujdes. Per mendimin tim, Kashari tregon qe ndaj kesaj majte te PS-se, e cila po rreshket gjithmone e me shume ne llumin e kompromiseve pa parim po profilohet nje grupim alternativ LSI-AD-PDS, i cili u verifikua si nje force vitale edhe ne Kashar. Se dyti, tregon qe pushteti perseri i ka ruajtur pikat e tij, eshte aktiv, natyrisht duke perdorur favoret qe ka ekzekutivi, por di te fitoje dhe nuk eshte nje gje e lehte te fitosh kunder tij duke qene i percare. Pra eshte nje lexim qe duhet bere me kohe per te nxjerre konkluzionet, por reagimi i fundit i Rames tregon qe ky lexim eshte me mire te behet pa Ramen.
Sistemi zgjedhor qe do te implementohet ne Kod pak i favorizon partite e vogla. Mendoni se grupi juaj politik edhe me pragjet fiktive ne rajone te mbijetoje?
Une mendoj qe rezultati i Kasharit do te perseritet ne pjesen me te madhe te zonave zgjedhore dhe do te jete PS qe do ta pesoje. Te jeni te sigurt qe ajo do te jete forca e 3-te ose 4-tert, sipas parimit kush i hap gropen tjetrit, bie vete brenda. Jam i sigurt qe PS-ja me Ramen e ka bere gati gropen e vet.
Jeni inkuadruar ne kete koalicion me LSI. Do ta keni te veshtire te perballeni me Berishen, duke pasur parasysh termat pak te zbutura nga ana e juaj ndaj tij?
Natyrisht qe klima politike ka ndryshuar mjaft, kete e tregoi dhe Kashari. Natyrisht qe nuk ka me fanatizem, te ndare ne ngjyra bardhe e zi, njerezit votojne per njeriun, sic ishte edhe kandidati i pavarur. Njerezit nuk votojne me qorrazi per partite e medha dhe besoj qe nje grupim i ri, nje grupim qe mbeshtetet tek parimet, nje grupim i cili i referohet Kushtetutes, i cili synon te krijoje nje pushtet te balancuar dhe te kontrolluar jo me ne duart e nje njeriu, jo me ne duart e dy partive, natyrisht do te jete nje grupim i preferuar. Jam i sigurt qe do te kete nje perseritje ne miniature te kasharizmit, te disa votave qe do te trafikohen ne nje qender te votimit, do te vazhdoje me sa duket loja me kartat e identitetit dhe me certifikatat, me apo po fotografi, por themi qe vidat do te vijne duke u shtrenguar.
Ju nuk keni besim qe kartat e identiteti do te behen per zgjedhjet e 2009?
Natyrisht qe jane te gjitha mundesite teknike per t'u bere, por ashtu sic jane te gjitha mundesite per te penguar realizimin tyre ne disa zona, qe mund te vendosin ne fund te fundit edhe fitoren e PD.
Brenda koalicionit tuaj eshte afruar Koci. E parashihni qe se bashku me grupin e qendres, mund te ofrohet edhe Nano dhe do ta pranonit ne afrim te tille?
Une besoj qe eshte nje skenar qe nuk krahasohet, nuk ka nje krahasim midis Petro Kocit, eshte konsekuent ne veprime te tij, nuk ka ndryshuar asnje gje nga Petro Koci i dhjete viteve me pare e deri me sot. Pozicionimet e tij jane koherente me natyren politike qe perfaqeson Koci, ndersa grupimi i qendres natyrisht eshte nje grupim qe eshte me afer pushtetit, me afer PD-se se sa afer mundesise per t'u lidhur neser me opoziten. Sa per Nanon, kjo do te ishte nje pyetje qe t'ia benit Interpolit se ku gjendet.
Ne rast se ne nje moment te fundem mes Rames dhe Metes arrihet nje akord, ju do te ishit dakord per te hyre ne zgjedhje bashke, e gjithe opozita e bashkuar?
Natyrisht qe nje marreveshje do te jete shume e veshtire, sepse gjithe veprimet e Rames, te gjitha marreveshjet qe kane bere me Berishen, te gjitha ndryshimet Kushtetuese, kane qene drejtuar kunder Ilir Metes dhe LSI. Une shikoj pak drite ne kete lloj tuneli, i cili nuk te con asgjekund, se eshte nje tunel i cili te con vetem ne gremine, nuk ka asnje parim, nuk ka asnje perspektive nje marreveshje e tille. LSI ka qene nje force konseguente ne luften e saj per institucionet e Kushtetuten dhe per mbrojtjen e parlamentarizmit, ne menyre diametralisht te kunder me PS-ne, e cila gjate muajve te fundit nuk ka bere gje tjeter vecse kompromise te fshehta.
Si e konsideroni qeverisjen e vendit nga ana e Berishes dhe te djathtes...?
Une dua te them ne radhe te pare qe ka nje ndryshim te madh me qeverisjen Nano per sa i perket moralit dhe etikes, per sa i perket faktit qe jane grumbulluar nje numer i madh te ardhurash, eshte rreth 30% me shume dhe ka pasur nje politike te duhur investimesh atje ku duhet, ne infrastrukture, keshtu qe eshte nje qeverisje si nata me diten, ne krahasim me qeverisjen e korruptuar dhe te kalbezuar te viteve te fundit te qeverisjes socialiste. Natyrisht qe ka shume gjera per te korrigjuar, por te them qe shume steka jane vendosur ne lartesi, te cilat nuk mund te ulen me, mbledhja e taksave, shpenzimet publike, nje lloj disipline ne kete tradite, besoj qe ka krijuar nje tradite te mire te shtetit shqiptar. Gjithashtu duhet te pranojme qe cdo qeverisje ka krijuar nje besim tek bankat, tek FMN-ja, te cilat po kreditojne me shume te jashtezakonshme ne punimet ne infrastrukture qe jane te nje rendesie te jashtezakonshme jo vetem politike kombetare, te lidhjes se Shqiperise me Kosoven, por edhe per krijimin e nje hapesire ekonomike adriatike, ku nuk do te jene vetem shqiptare, por edhe maqedonasit, edhe malazezet, natyrisht kosovaret dhe neser edhe nje pjese e Serbise. Ne kete drejtim eshte nje strategji e cila eshte realizuar edhe ne kundershtim me disa politika evropiane. Keshtu qe, keto jane aspektet pozitive, nuk mund te them qe ka qene nje qeverisje e shkelqyer, ka humbur shume kohe, sidomos vitin e pare ka qene kaotik, por mund te them qe viti fundit duket qe eshte me i mbare. Natyrisht qe ne jemi ne opozite dhe mundte themi ketu nje numer te madh kundershtimesh qe mund te kemi per politiken e kesaj qeverie, por natyrisht kjo mbetet per t'u detajuar dhe per t'u bere pjese e programit tone per zgjedhjet e ardhshme.
Te kjo qeveri me e moralshme dhe etike nuk mund te perjashtohet disi Gerdeci dhe perplasja me Taulant Ballen ne Kuvend...?
Natyrisht qe Gerdeci mund te themi qe eshte nje plage e kesaj qeverisje, te cilet njerezit akoma nuk e kane te qarte kush e hapi, ka nje pergjegjesi direkt te qeverise ne kete ceshtje qe duhet sqarohet nga prokuroria. Une nuk jam nga ata qe duhet patjeter t'ia faturoj kete gje Kryeministrit ose ministrave te tij, le t'i mbetet kjo detyre ministrave te qeverise. Nje gje qe me ka shqetesuar eshte nje bashkepunim midis PD-se dhe PS-se per te mos ngritur komisionin parlamentar per kete ceshtje, gje qe tregon se ka implikime te PS-se, vecanerisht te kreut te PS-se ne kete ceshtje, vecanerisht ne ceshtjen Delijorgji. Prandaj ne zberthimin e metejshem ne shpresojme qe politika shqiptare te pastroje nga nderhyrje te tilla, nga emra te tille, qe i ngjiten politikes sa here, qe themi ajo bashkepunon me krimin.
Edhe perplasja me Ballen besoj se nuk ben pjese te etika...?
Natyrisht qe performanca e Kryeministrit nuk ishte e kendshme, kete besoj qe e kane kuptuar te gjithe shqiptaret. Nga ana tjeter kjo nuk justifikon Ballen, i cili per disa here me radhe del ne tribune dhe i kalon caqet e etikes, jo vetem ne raport me moshen e tij te re, por edh me etiken parlamentare. Nuk kishte asnje pune zoti Balla te permendte vajzen e Kryeministrit dhe pavaresisht nga toni, pavaresisht nga ndajshtimet, une mendoj qe ishte nje provokacion qe nuk shkon as me vendin, as me personin, as me ate qe i drejtohemi. Ne fund te fundit duhet te mesohemi qe te respektojme Kryeministrin e Shqiperise dhe ne fund te fundit Kryeministri i Shqiperise duhet te mesohet qe te respektoje veten e tij.
Duke pasur parasysh keto perplasje, por dhe mbeshtetjen e LSI per ndonje inciative te mundshme per mocion shkarkimi ndaj Topallit, cili do ishte qendrimi juaj?
Une natyrisht nuk bashkohem me kete gje sepse natyrisht them pak e kane, e kam fjalen per PS, pra nje politike e kompromiseve kunder tjeter, nje bashkepunim nen rrogoz kunder miqve, nje bashkepunim per te zhdukur aleatet do te kishte patjeter kete lloj perbuzje, kete lloj perplasje nga ana e mazhorances. Pra pak e kane.
Mendoni se po ushtrohet presion ndaj prokurorise per Gerdecin, duke pasur parasysh se ka shume emra te perfolur dhe te implikuar...?
S'ka nevoje te behet nje presion ndaj prokurorise, ajo e ka vete te qarte se c'duhet te beje. Ne Amerike eshte nje ceshtje e hapur, nuk mund te kete dy standarde, ndryshe ne Amerike dhe ndryshe ne Shqiperi. Besoj qe eshte e nevojshme qe ajo duhet bere. Eshte i nevojshem krijimi i nje grupi te perbashket hetimi amerikano-shqiptar per kete ceshtje.
Dukeni shume i bute ndaj qeverisjes. Nese keni nje ftese nga Berisha per pjesemarrje ne koalicion ne zgjedhje, do te kaloni ne aleance me te djathtet?
Te flas me terma normale, se ajo qe thashe une nuk i bera ndonje kompliment qeverise. Se mund te them qe nuk ka bere ndonje gje te madhe per bujqesine, bujqesia eshte ne ditet me te keqe. Nuk ka bere ndonje gje te madhe per shendetesine, shendetesia qe ka ne krye nje Kryeminister mjek eshte ne diten e saj me te keqe dhe eshte shendetesia me mizerabel e te gjithe Evropes, pa dyshim dhe kjo nuk e nderon kete qeveri. Por neqoftese them disa gjera te mira qe ka bere qeveria, sepse them qe jane realisht, cdo shqiptar e kupton qe ka me shume rruge, apo rruge me te mira se sa kishte ne 2005.
Konkretisht cfare rruge eshte e perfunduar?
Rruga e bere eshte pothuajse trecereku i rruges Fier-Lushnje, kane mbaruar, nje pjese e rruges nga Rradhima per te shkuar ne Sarande, natyrisht nje pjese e saje eshte bere. Nese keni udhetuar nga Gjirokastra deri ne Tepelene nje pjese e rruges eshte bere. Shiko vetem rruget dytesore nga Tirana deri ne Vore, keshtu mund te themi qe ka shume rruge qe po realizohen me shume buje dhe me shume shpejtesi. Nuk mund te them qe s'ka punuar edhe bashkia e Tiranes, mjafton te shkosh ne lagjet e Tiranes per te pare qe situata po ndryshon cdo dite, pra pjeserisht jam pjese e atij progresi qe do te beje patjeter Shqiperia, pavaresisht se eshte Rama, eshte Berisha e keshtu me radhe. Rrruga qe po behet ne Mirdite, eshte nje rruge e cila eshte unike per permasat e saj, si ndermarrje, ne infrastrukture eshte e pashoqe ne ndertimet e deritanishme, por dhe per pasojat ekonomike qe do te kete.
Pra edhe mund te kaloni?
Nuk ka as kohe dhe hapesira per te bere kalime, ne do te presim kodin zgjedhor, do te presim edhe zgjedhjet, natyrisht qe po punojme brenda nje grupimi te cilen deri sot e kemi gjetur vetem, nese do te kete pastaj skenare sic me the perpara, Rama-Meta, qe jane natyrisht fantashkence, natyrisht edhe Aleanca Demokratike do te zbatoje fantashkencen e saj, por deri sot jemi ne realitetin shqiptar.