Ceka: Zgjedhjet, PAD do të garojë me 70 kandidatë
Kryetari i Aleancës Demokratike, Neritan Ceka, sqaroi dje se mazhoranca do të aplikojë bashkëpunimin për zgjedhjet e 28 qershorit me koalicionet e përbëra. "Jemi të detyruar të jemi të pranishëm me të paktën gjysmën e kandidatëve. Nëse ka 140 kandidatë, 70 jemi të detyruar të paraqesim. Natyrisht që do të paraqesim më shumë kandidatë, por shanset do të jenë për një numër të kufizuar. Pra, janë krerët e listave që kanë shanset më të mëdha, por sa më larg ikën nga 1-shi, aq më pak shanse ke", theksoi Ceka. Kreu i PAD-së shpjegoi edhe se si do të funksionojë koalicioni i djathtë në zgjedhjet e 28 qershorit dhe më pas llogaritja e votave. "Secili do të jetë më vete, por në koalicion. Pra nuk ka sigla dyshe, siç ishte më përpara, nuk ka kandidatë të përbashkët, por ka në fillim një shumë të përbashkët votash", theksoi Ceka.