E Shtunë, 31 Tetor 2026

Analiza e prokurorisë: Janë shtuar vjedhjet

Prokurorja e Përgjithshme ka marrë pjesë dje në analizën e Prokurorisë së Elbasanit. Ndalesa e parë e saj ka qenë në zyrën e prokurores Ermira Tafani, ku mes të tjerash mësohet të ketë pohuar se "mungon infrastruktura për një punë komode të institucionit të akuzës", çka nënkupton se sikurse në gjykatë, edhe në godinën e Prokurorisë së Elbasanit, zyrat e punës nuk i kalojnë më tepër se katër metra katrorë. Në analizën e punës së Prokurorisë së Elbasanit, kreu i kësaj prokurorie, Elvin Gokaj, theksoi se gjatë vitit 2008 ka pasur shtim të rasteve të vjedhjeve, shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, vetëvrasjeve, ndërsa veprat penale që lidhen me prostitucionin janë në ulje, duke mos e kaluar numrin dyshifror. 1871 procedime penale rezultojnë të regjistruara në vitin që u mbyll me 450 të pandehur prej të cilëve 216 persona janë arrestuar, ndërsa nga viti 2007 janë të mbartura 254 procedime me 114 të pandehur.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›