Ceka le partine per nje institucion shkencor
Partia Aleanca Demokratike tashme nuk ka me ne krye drejtuesin historik Neritan Ceken. Ky vendim mesohet se eshte marre ne nje mbledhje me dyer te mbyllura te PAD-se e cila qe prej themelimit te saj eshte drejtuar nga Ceka. Organi me i larte i partise ka miratuar doreheqjen e Neritan Cekes duke i hapur rrugen zgjedhjes se nje tjeter kryetari ne kete parti. Burimet bejne te ditur se levizja e Cekes ka ardhur per shkak se ai se shpejti do te drejtoje nje institucion akademik dhe shkencor detyre qe nuk lejon faktin e te qenurit njekohesisht kryetar partie. Qe ne vitin 2005 Ceka dhe partia qe ka drejtuar kane qene pjese e mazhorances qe drejtohet nga Kryeministri Sali Berisha. Ne kuader te ketij angazhimi Ceka prej shume vitesh mban edhe postin e keshilltarit prane kabinetit te kreut te qeverise. Nuk dihet ende se kush do ta zevendesoje Ceken ne krye te PAD-se por i sigurt eshte fakti se kjo parti do te vijoje te jete pjese e koalicionit qeverises mbase per te kandiduar ne vitin 2013 perseri ne krah te PD-se. Partia Aleanca Demokratike ka qene nje nga partite e para te formuara ne Shqiperi pas renies se sistemit komunist. Qe ne krijimin e saj PAD-ja eshte perceptuar si nje parti e qendres se djathte dhe rrethanat historike gjate pluralizmit ne Shqiperi kane bere qe ajo te jete pjese e qeverive te majta ashtu si dhe atyre te djathta. Neritan Ceka pervec faktit te te qenurit nje politikan me eksperience ne Shqiperi njihet gjithashtu si nje profesor i pasionuar pas arkeologjise.