E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Debat dhe marreveshje me Berishen

Per Shqiperine si e gjithe Europa Partia Socialiste riperserit oferten kerkon pergjigje zyrtare

Partia Socialiste riapelon edhe njehere ndaj shumices ne pushtet dhe drejtuesit te saj Sali Berisha per marreveshje politike dhe me tej nje debat publik mes tij dhe kreut socialist Edi Rama. Ky i fundit ka riperseritur dje personalisht ftesen teksa duke folur ne mbledhjen e grupit parlamentar te PS-se i ka shtruar Berishes ne realitet nje oferte te ndare ne dy aspekte se pari pranimin e paktit per Shqiperine si e gjithe Europa perfshi ketu te gjitha mendimet dhe ndryshimet qe eventualisht do te kerkonte shumica dhe se dyti uljen ne nje tryeze mes tyre per te debatuar shumecka shqeteson vendin dhe cenon perspektiven e tij europiane. Ne kembengulim qe te kemi publikisht nje qendrim zyrtar te qeverise per oferten tone e do apo nuk e do kjo qeveri paktin me opoziten per pershpejtimin e integrimit europian Do apo nuk do kjo qeveri te adresoje bashke me opoziten ne Parlament te gjitha kritikat dhe kerkesat e Bashkimit Europian te punoje me opoziten parlamentare per te rimekembur shtetin... Te na e thone qarte. Te na thone pse nuk e duan kete pakt nese nuk e duan. Te na thone cfare duan te rishohin ne kete pakt nese duan te rishohin dicka. Te na thone cfare duan te shtojne ne kete pakt nese duan te shtojne dicka apo shumecka u shpreh Edi Rama. Nje oferte e riperseritur qe i permbahet perkufizimit te vet te 10 pikat e paketes fillestare qe nis me problemin e integrimit ne parim si element qe imponon bashkepunimin ashtu edhe me nevojen e ndarjes se pushtetit per sa kohe qe PS-ja kerkon pjesemarrje ne procesin e rinovimit te drejtuesve te disa prej institucioneve kushtetuese me te rendesishme. Aspekti i dyte i ardhur serish dje nga selia roze ka qene ftesa per debat publik mes Rames dhe Berishes si nje menyre trajtimi konkret te problemeve zgjidhjes se paragjykimeve dhe krizes se komunikimit dhe nevojes per te sqaruar para opinionit se cilat jane arsyet e ofertes socialiste dhe refuzimit te saj ose jo te demokrateve. Si okelio qe garanton asnjanesine e ketij debati eshte integrimi i vene seriozisht ne diskutim se fundmi e qe me rastin e nje JO-je per statusin e vendit kandidat me 12 tetor do te rigjeneronte krizen politike me zhvendosjen e debatit publik ne kufijte e akuzave reciproke per gjetjen e fajtorit. Dua ti kerkoj sot Saliut edhe me ze e me figure qe te vije ne nje debat perpara shqiptareve. Qytetaret e ketij vendi meritojne te dine si do te dalim nga ky udhekryq ku as Europa sna nxjerr dot as shqiptaret sduan te rrine. Meritojne te dine cfare kemi per ti thene njeri-tjetrit sy me sy dhe ne sy te tyre per ato qe ata i degjojne prej nesh vec e vec. Meritojne te dine nga ne ne nje debat te hapur cfare synojme ne opozita pike per pike me kete oferte me nje pakt per Shqiperine si e gjithe Europa dhe si mund ta beje Saliu si e gjithe Europa Shqiperine pa kete pakt me opoziten. Nese nuk e pranon oferten tone natyrisht deklaroi kreu socialist. Ne nje veshtrim retrospektiv qasja socialiste paralelizon vitin 2002 te marreveshjes Nano-Berisha me ndryshimin se tanime ofertuesi dhe kerkuesi nuk jane me te njejte por edhe per faktin se brenda shumices ndarja qe do te favorizonte nderhyrjen socialiste eshte me shume teorike. Ketu nuk duhet harruar se ushqyesi kryesor i qendreses se Berishes eshte Kushtetuta me dispozitat e veta te 21 prillit 2008.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›