Rama: Transformimii Lanës si strategji ezgjerimit të Tiranës
TIRANë- Një vijë e re mjedisore, pa makina, e gjelbëruar, me rrugë dhe stola, tërësisht në dispozicion të këmbësorëve, parashikohet të jetë jetë pamja e re e segmentit të lumit të Lanës nga Ura e Shkollës Teknologjike deri në Unazën e Re.
Sipas Bashkisë, ky ndryshim vjen në një zonë të re informale në pjesën e lumit që vijon në veriperëndim të urës. Plani i ri rregullues e ka konceptuar këtë segment të lumit që përshkon kryeqytetin të ndryshëm nga pjesa tjetër, nga materniteti “Koço Glozheni” tek ura e Shkollës Teknologjike. Sipas planit, kjo pjesë e Lanës do të ngjasojë me një park linear natyror, pa praninë e rrugëve për automjete në dy brigjet e tij.
Gjatë inspektimit të punimeve, kreu i Bashkisë, Edi Rama, theksoi se, kjo është një strategji e zgjerimit të mëtejshëm të kryeqytetit, që do të lehtësojë konsiderueshëm lëvizjen e makinave dhe nga ana tjetër, çuarjen përpara të procesit transformues të rikonstruksionit të vijës së Lanës. “Me ndërhyrjen që po bëhet, do të kemi jo vetëm një tjetër segment që do t’i kthehet qytetit si një hapësirë e re e gjelbër, por edhe zgjidhje përfundimtare të problemit të shkarkimit të ujrave, që ka bërë që prej kohësh të vuajë e gjithë zona jugore e kryeqytetit”, tha Rama.
Sipas Ramës, ky objekt është një element dekorativ me rëndësi për Tiranën dhe njëkohësisht një faktor mjedisor, që përmirëson ndjeshëm mikroklimën e tij, duke u konsideruar si një korridor i fuqishëm ajrimi.
(m.a/ata/BalkanWeb)