E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ish-kryeministri rus: Moska qëndron pas sulmit në Kremlin

Ish- kryeministri, Mikhail Kasyanov, beson se tentativa e sulmit të djeshëm në Kremlin, ishte një “operacion i organizuar”. Duke folur për Sky News, Kasyanov tha se Rusia e kishte organizuar sulmin për të inkurajuar më shumë njerëz që t’i bashkoheshin ushtrisë ruse.

“Putinit i duhet kjo para Ditës së Fitores,”- tha Kasyanov, duke i’u referuar përkujtimit të fitores së Rusisë kundër nazistëve. 

Kasyanov u largua nga Rusia vitin e kaluar. Ai është shumë kritik ndaj veprimeve të Kremlinit në Ukrainë, pavarësisht se dikur kishte punuar ngushtë me Putinin.

Ai tha se ishte interesante që Moska ishte e gatshme të fajësonte Ukrainën për sulmin e supozuar me dron, duke pranuar që dronët ukrainas mund të arrinin deri në Kremlin. Kasyanov paralajmëroi se duhet pritur diçka më shumë” nga Moska në ditët në vijim, që mund të jetë një provokim i ri. Sky

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›