E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sulm ajror mbi Kiev/ Forcat ukrainase rrëzojnë avionin rus pa pilot

Forcat e mbrojtjes ajrore të Kievit kanë rrëzuar një avion pa pilot. Sipas autoriteteve të Kievit bëhet e ditur se një avion pa pilot është rrëzuar teksa udhëtonte mbi Kiev.

Deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëmtime në banesa nga sulmet ajrore të forcave ruse.

“Gjatë alarmit të fundit ajror, një mjet ajror pa pilot u vu re mbi qytetin e Kievit. Objekti u qëllua nga forcat e mbrojtjes ajrore. Nuk ka informacion për viktima apo dëmtime në banesa apo infrastrukturë,” tha Administrata Ushtarake e Qytetit të Kievit, duke shtuar se më tej. informacioni është duke u sqaruar.

Ndërkaq, kryebashkiaku Vitali Klitschko në një postim në Telegram ka theksuar se ka pasur shpërthime dhe sulme në lagjen e banimit Solomianka të Kievit.

“Në rrethin Solomianka, ekipet e shpëtimit po lokalizojnë një zjarr në një ndërtesë 4-katëshe. Sipërfaqja e zjarrit është 50 metra katrorë (538 këmbë katrorë)”, shtoi ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›