Rusia nis drejt Ukrainës armën e rrezikshme, ka efekt të madh shkatërrues

Një raketë e shumëfishtë termobarike ruse është parë nga ekipi i CNN në jug të Belgorod, Rusi, afër kufirit me Ukrainën herët pasdite të së shtunës.
TOS-1 ose TOS-1A lëshues i shumëfishtë raketesh mund të lëshojë raketa me koka termobarike.
Nuk ka asnjë dëshmi se armët termobarike janë përdorur në konfliktin në Ukrainë.
Këto lloj armësh nuk përdorin municion konvencional. Në vend të kësaj, ato janë të mbushura me eksploziv me temperaturë të lartë dhe me presion të lartë. Ndonjëherë ato quhen “bomba me vakum” sepse thithin oksigjenin nga ajri përreth për të gjeneruar një shpërthim të fuqishëm dhe një valë të madhe presioni që mund të ketë efekte të mëdha shkatërruese.
Armët termobarike janë përdorur në Çeçeni, me pasoja të tmerrshme. Përdorimi i tyre është dënuar nga një sërë organizatash joqeveritare.