E Enjte, 5 Nëntor 2026

Gjermania do t’i dërgojë Ukrainës raketa për t’i përdorur ndaj tankeve dhe helikopterëve rusë

Gjermania do të dërgojë 1000 armë antitank dhe 500 raketa tokë-ajër “Stinger” në Ukrainë, konfirmon qeveria në Berlin.

Masa shënon një ndryshim të madh nga politika e saj e kahershme e ndalimit të eksporteve të armëve në zonat e konfliktit.

“Në këtë situatë, është detyra jonë të mbështesim Ukrainën me të gjitha mundësitë tona në mbrojtjen e saj kundër ushtrisë pushtuese të Vladimir Putinit”, thotë kancelari Olof Scholz.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›