Ceku: Sfida e pare, integrimi i Kosoves
Ish-kryeministri kosovar, Agim Ceku, rikthehet ne politike, duke marre drejtimin e Partise Social Demokrate te Kosoves. Ai trashegon ne kete post zonjen Kacusha Jashari, e cila ka qene funksionare e larte ne ish-Jugosllavi ne fund te viteve '80-te. Ne nje interviste per BBC, ish-kryeministri kosovar tregon hapat qe duhet te ndjeke shteti me i ri i Kosoves dhe perfshirjen e tij ne politike. Ceku eshte kthyer ne politike pas disa kohesh kur u terhoq nga AAK dhe vendosi qe karrieren politike ta vazhdoje ne nje parti, ne te cilen do te ishte vete lider.
Zoti Ceku, perse braktiset partine qe ju beri kryeminister, Aleancen per Ardhmerine e Kosoves dhe moret udheheqjen e PSDK-se?
Dua ta sqaroj kete ceshtje, nuk eshte se une e kam braktisur Aleancen per Ardhmerine e Kosoves (AAK), une gjithmone e me shume kam qene ne aleance me Aleancen per Ardhmerine e Kosoves, sesa anetar i saj. Une jam identifikuar me Aleancen per arsye se ka qene formula e koalicionit qeverises e tille dhe nuk kam dashur ne asnje menyre qe une te demtoj apo ta destabilizoj kete koalicion qeverises.
Domethene nuk keni qene i interesuar te vazhdoni ne AAK pas perfundimit te mandatit si kryeminister?
Jo, une thashe raportet politike jane ne baze te koncepteve, thjesht une jam percaktuar per socialdemokracine se besoj qe socialdemokracia i nevojitet Kosoves dhe kjo me ka orientuar mua nga kjo parti dhe kjo ndoshta eshte ajo qe me ka larguar nga partite tjera, AAK-ja apo partite tjera nga te cilat kam pasur oferta. Une jam percaktuar sepse dua te kem koncept te qarte politik, jo vetem te jem anetar i partise aty ku kam me shume apo me pak miq personal.
Keni marre drejtimin e nje partie, e cila ne zgjedhjet e kaluara ka marre nje perqindje te vogel te votave. Cilat jane objektivat tuaja, si mendoni ta fuqizoni kete parti ne skenen politike te Kosoves?
Une ne pergjithesi ne jete kam deshire te perballem me probleme, per mua kjo eshte nje sfide, domethene qe ta marr nje parti, e cila nuk ka shenuar ndonje rezultat zgjedhor ne zgjedhjet e meparshme. Ky eshte nje motiv per mua dhe nje sfide qe kete parti ta rris, ta masivizoj dhe ta bej me te njohur ne menyre programore per qytetaret.
Zoti Ceku, Partia Social Demokrate e Kosoves para zgjedhjeve ka bere koalicion me Partine Demokratike te Kryeministrit Hashim Thaci. A e konsideroni edhe ju veten tani pjese te pushtetit?
Jo assesi nuk e konsideroj, tani PSDK ka nje udheheqesi te re, nuk jemi pjese e qeverise, ne e kemi nje deputet ne Parlament dhe ajo deputete do t'i mbetet besnik marreveshjes perderisa edhe Partia Demokratike t'i mbetet besnike po asaj marreveshje. Thjesht eshte nje deputete, eshte nje ze dhe ajo do te votoje, do te veproje sipas bindjeve te saj politike, keshtu qe nuk e konsideroj veten qe jam pjese e pushtetit. Tani, ne, si parti, jemi ne formim e siper, nuk jemi as pozite, as opozite, por do te jemi nje force pozitive, konstruktive, e cila do te perpiqet te ndertoje raporte te partneritetit me te gjitha forcat tjera politike.
Zoti Ceku emri juaj eshte permendur edhe per kreun e partise ORA, pas doreheqjes se Veton Surroit, por ju nuk moret drejtimin e ORA-s, u percaktuat per ta udhehequr PSDK-ne. Cfare jane synimet e juaja lidhur me partine ORA?
Une e kam nje respekt shume te madh per partine ORA, per kontributin e saj, per njerezit qe jane anetare te kesaj partie. Vertet sa kane qene ne Parlament, kane qene pak, por kane qene artikulues, zeri i tyre ka qene argumentues dhe mua me vjen shume keq qe ata sot nuk jane pjese e Kuvendit. Duke pasur nje respekt per ta si individe, si parti, por edhe per programin e tyre, une do t'i ofroj edhe bashkepunim, por deshira ime do te ishte qe PSDK te bashkohet me partine ORA.
Tani qe Kosova eshte shpallur shtet i pavarur, si e vleresoni ju gjendjen pas pavaresise, si e shihni fazen transitore?
Para nesh eshte nje lufte e re per ta ndertuar nje Kosove evropiane dhe per t'i zgjidhur shume sfida te medha. Sfida e pare eshte integrimi i Kosoves, pra integrimi i veriut ne sistemin kushtetues juridik te Kosoves, integrimi i pakicave, unifikimi i Kosoves, konsolidimi institucional, konsolidimi i demokracise dhe mbi te gjitha zhvillimi ekonomik. Keshtu qe kemi shume pune, kemi shume sfida dhe kjo eshte arsyeja kryesore pse une angazhohem ne politike qe te ndihmoj dhe te kontribuoj ne ballafaqim me keto sfida.
Partia ORA
Partia qe pak mua me pare ishte ne drejtim e Veton Suroit, tashme ishte vene ne qender te vemendjes edhe nga ish-kryeministri i Kosoves, Agim Ceku, i cili ishte edhe nje pretendent per te marre drejtimin e kesaj partie