SHBA: Serbise nuk i takon te beje zgjedhje
Thirrjet per zgjedhjet lokale serbe ne Kosove, te organizuara nga Serbia, qeveria amerikane i ka quajtur te huaja per nje shtet sovran, nderkaq ka akuzuar per trazirat ne Kosove njerezit dhe qeverite jashte saj, duke aluduar ne Serbine. "Ja vlen t'ua kujtojme te gjitheve se Kosova eshte nje shtet sovran dhe nuk i takon nje shteti tjeter sovran qe te bej thirrje dhe te organizoje zgjedhje ne nje tjeter shtet sovran", tha zedhenesi i Departamentit Amerikan te Shtetit, Sean McCormack. Zedhenesi me tej, i pyetur per situaten ne Kosove, ka theksuar se ishin te huajt qe kane agjituar dhe shkaktuar dhunen. "Ne kemi punuar shume afer me Qeverine e Kosoves dhe eshte pershtypja ime se njerezit pergjegjes per cfaredo agjitacioni jane vertet ata qe po vijne nga jashte. Pra nuk jane banoret e Kosoves, ata qe po shkaktojne dhunen, por jane ata qe po vijne apo qe po dergohen nga jashte, te cilet po shkaktojne veshtiresite dhe trazirat ne Kosove", deklaroi zedhenesi i Departamentit Amerikan te Shtetit. Sipas tij, vemendja juaj eshte perqendruar gabim, vijoj zedhenesi, ju duhet ne radhe te pare te perqendroheni tek ata njerez dhe te qeverite jashte Kosoves te cilet po mundohen te kurdisin trazira ne Kosove.
Nderkohe qe, njoftimet e medias serbe bejne te ditur se Beogradi ka vendosur zyrtarisht te zhvilloje zgjedhje lokale ne Kosove, nje mase qe eshte deklaruar e jashteligjshme nga Kombet e Bashkuara. Serbia nuk e njeh pavaresine e Kosoves dhe eshte zotuar se do te ruaje kontrollin mbi zonat serbe te saj. Agjencia zyrtare serbe e lajmeve "Tanjug" thote se komisioni elektoral i Beogradit miratoi nje rezolute mbreme, ne te cilen rithekson planet per te zhvilluar me 11 maj zgjedhje ne zonat e banuara me serbe ne Kosove. Qeveria e Kosoves ende nuk ka bere reagime publike mbi njoftimin. Por, kreu i Misionit te OKB-se ne Prishtine i tha radios britanike se Kombet e Bashkuara nuk do t'i njohin rezultatet e zgjedhjeve. Shefi i misionit, Joakim Ryker, tha se vendimi serb shkel mandatin e OKB-se per te mbikeqyrur zhvillimet politike dhe ushtarake ne Kosove. Por, ai shprehu se misioni i tij nuk do te perpiqet per te penguar zhvillimin e zgjedhjeve.