E Hënë, 2 Nëntor 2026

Çela – Nenadiç: Hetime të përbashkëta kundër krimit ndërkufitar

TIRANË, 15 shtator /ATSH/ Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela u takua sot me drejtuesin e Prokurorisë për Krimin e Organizuar të Serbisë, Mlladen Nenadiç.

Në takim u diskutua në lidhje me forcimin e bashkëpunimit në luftën ndaj veprimtarive kriminale që prekin të dy vendet, përmes përdorimit efikas të instrumenteve të bashkëpunimit ndërkombëtar si Eurojust, krijimit të grupeve të përbashkëta hetimore si dhe hetimeve paralele.

Koordinimi i hetimeve edhe në kuadër të Projektit për Drejtësinë Penale në Ballkanin Perëndimor, i mbështetur nga Eurojust, u vlerësua si mjaft i rëndësishëm në drejtim të goditjes së krimit ndërkufitar në rajonin tonë.

/r.e//a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›