Celebrimet e Pashkës, mijëra besimtarë të krishterë në Jeruzalem
Jeruzalem- Mijëra të krishterë ndodhen në Jerusalem që prej së premtës së zezë duke përshkuar të njëjten rrugë që mendohet se Jezusi mori përpara kryqëzimit të tij.
Ditën e djeshme qindra pelegrinë ndoqën meshën në kishën e qytetit të Varrit të Shenjtë, vend në të cilin të krishterët besojnë se Jezusi u varros dhe u ringjall më vonë.
Çdo vit të krishterët në mbarë botën udhëtojnë drejt Jeruzalemit për të kremtuar Pashkën. Disa prej tyre ecin përmes rrugës ‘Dolorosa’, që në spanjisht do të thotë ‘rruga e dhimbjes’, duke mbajtur kryqet e tyre prej druri.
‘Është duke i prekur. Duke i dhënë sensin se po ecën në gjurmet e njejtat të Mësisë dhe këtë shumë të tjerë e kanë bërë ndër shekujt’- tha Jerold Doyal për ‘Euronews’ i cili kishte mbërritur nga Irlanda.
Këtë vit Pashkët bien në të njëjtën kohë me ato hebre, dhe festa filloi zyrtarisht dje në mbrëmje. Në pritje, ushtria izraelite mbylli kufirin në West Bank pak para mesnatës të së enjtes dhe do ta rihapë atë të shtunën në mesnatë. Forcat e sigurisë janë shtuar në pikat e kontrollit në Qalandiya midis Jeruzalemit dhe Ramallah. Asnjë palestinez nuk lejohet të kalojë në Izrael me perjashtim të atyre që kanë nevojë për kujdes mjekësor.
Dorina Bilbili/IDEA/
Shkrime të tjera me interes:
- Prindër shumë të dhunshëm, anullohet gjuetia për vezët e Pashkës Në Macon të Gjeorgjisë këtë vit festa tradicionale e Pashkës...
- Mekë, miliona besimtarë nisin Haxhin Arabi Saudite- Meka sot pret 2.5 milionë njerëz, pasi nisi...
- Ëmbëlsirat e Pashkës, të paprekura nga kriza ekonomike Europë- Pashka është një festë tradicionale fetare kur vezët prej...