E Shtunë, 31 Tetor 2026

E dënuar gabimisht me 25 vjet burg

Tiranë- Një grua ka fituar një dëmshpërblim prej 200 mijë lekësh ndaj Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, pasi gabimisht kishte rezultuar në dokumente si e dënuar me 25 vjet burg. Agetina Kaçorri, me origjinë nga Mirdita dhe banuese në Tiranë, është bërë personazh i një historie vërtet të çuditshme.

Agetina ishte paraqitur pranë Zyrës së Gjendjes Gjyqësore për tu pajisur me vërtetimin e gjendjes së saj gjyqësore. Një dokument që kërkohet gjatë aplikimeve të ndryshme, sic është edhe për të fituar një vend pune dhe që tregon nëse personi ka qenë apo jo i dënuar. Ky dokument asaj i nevojitej për të marrë pjesë në një konkurim për punësim në administratën publike, organizuar nga DAP.

Por çuditërisht, kur ka marrë vërtetimin, ajo ka parë se aty shkruhej: Në bazë të vendimit Nr.61 datë 18.12.1998 të Gjykatës së Rrethit Kurbin është deklaruar fajtore për veprën penale të parashikuar nga nenet 141 e 25 të Kodit Penal, në bazë të tyre është dënuar me 25 (njëzet e pesë) vjet heqje lirie.

Gjithashtu në këtë vërtetim është shënuar gabim edhe data e lindjes së paditëses. Pasi ka mësuar se ka qenë e dënuar me 25 vjet burg, Kaçorri i është drejtuar zyrës për të riverifikuar si qëndronte e vërteta. Në përgjigjen kësaj zyre pranohet fakti si i pavërtetë dhe konstatohet se në regjistrat e gjendjes gjyqësore me gjeneralitetet e saj nuk figuron person tjetër. Ndërsa pas kërkesës së saj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka sqaruar paditësen se me vendimin e kësaj gjykate, të cituar në vërtetimin e Zyrës së Gjendjes Gjyqësore është dënuar shtetasi Daut Krashi.

Në këto kushte kjo shtetase  ka pretenduar se asaj i është cënuar rëndë nderi dhe personaliteti i saj, i është cënuar liria kontraktore, duke iu mohuar e drejta e konkurimit për një vend pune, është penguar të lëvizë lirshëm jashtë shtetit, është djerë e përçmuar për shkak të një dënimi penal të pa qënë. Zyra gjyqësore ka pranuar se gabimi ka qenë teknik, duke sqaruar se si pasojë e ngarkesës në punë gabimet mund të ndohin. Megjithatë, gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e gruas dhe ka vendosur njohjen e dëmshpërblimit, por jo në masën 500 mije lekë sa kishte këkruar ajo, por 200 mijë lekë.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Vrau burrin me vaj të nxehtë, dënohet me 14 vjet burg Fier- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e ka dënuar me...
  2. Rrëfimi dramatik i gruas së dënuar: Mblesëria më shkatërroi jetën dhe më çoi në burg Dhuna në familje nuk rresht së godituri familjet shqiptare. 11...
  3. Ukrainë, dënohet Timoshenko me 7 vjet burg Një gjykatës në Ukrainë ka dënuar me 7 vjet burg...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›