Elbasan, makina përplas për vdekje të moshuarën, ndalohet drejtuesi
ELBASAN – Një aksident me pasojë vdekjen e një kalimtareje të moshuar ka ndodhur mesnatën e kaluar në Elbasan. Mësohet se viktima është shtetasja Hava Kalefi, banore në qytetin e Elbasanit.
62-vjeçarja njihej si person me probleme mendore dhe dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë pakujdesia e viktimës. Ajo është goditur nga një furgon, teksa ishte duke ecur në rrugën e Bradasheshit.
Policia, që mbërriti menjëherë në vendngjarje, ndaloi drejtuesin e mjetit, Ardian Cerrikun, dhe po heton shkaqet e aksidentit.
(er.nu/news24/BalkanWeb)