Universitetet private, trampolina e studentëve për të arritur publikun
Tiranë- Universitetet private tashmë nuk janë thjesht një vend për të zhvilluar arsimin e lartë por shërbejnë edhe si trampolinë për gjimnazistët që nuk munden të fitojnë të drejtën e studimit në universitetin shtetëror.
Ministria e Arsimit ka ofruar mundësinë e transferimit të studimeve nga inistitucionet private drejt atyre shtetërore por jo çdokush mund ta bëjë këtë transferim.
Mariola Xheblati, specialiste në Rektoratin e Tiranës shpjegon kriteret që duhet të plotësojë studenti. Pikë së pari studenti që kërkon transferimin duhet të aplikojë duke plotësuar një formular me të dhënat personale dhe një sërë dokumentesh të tjera. Këto dokumente duhet të dorëzohen brenda afatit kohor nga 25 gushti deri në 16 shtator-shpjegon ajo.
Xheblati tha se transferimi i studentëve nuk mund të bëhet as vitin e parë as vitin e fundit por gjatë një viti të ndërmjetëm. Studentët e çdo univestiteti privat mund të transferohen por duhet të kenë patjetër 30 kredite- theksoi specialistja, pa harruar që një tjetër kriter kryesor është mesatarja e studentit.
Sipas zonjës Xheblati shkaqet kryesore të braktisjes së universiteteve private janë padyshim ekonomike ndërsa dega që më e kërkuar është Mjekësia.
Kuotat ndryshojnë çdo vit dhe përcaktohen nga Ministria e Arsimit por vihet re që ka një rënie të transferimeve. Në vitin 2010-2011 u transferuan 206 studentë ndërsa në vitin 2011-2012 vetëm 100 studentë. Shkaqet e kësaj rënie i di vetëm ministria- tha zonja Xheblati.
Kjo mundësi pa dyshim që ndihmon gjimnazistët që nuk i janë përkushtuar mësimeve siç duhet në gjimnaz por nga ana tjetër zemëron ata që e kanë arritur me forcën e tyre të drejtën për studimin e lartë.
Gentjan Alinani/IDEA/
Shkrime të tjera me interes:
- Universitetet Private- Diploma të vlefshme, vetëm 19 nga 41 gjithësej Tiranë- Diplomat e lëshuara nga universitetët private në Shqipëri ka...
- Universitetet, të shkollohesh do të kushtojë më shumë Tiranë – Të shkollohesh në universitet do të kushtojë më...
- Deklarata e Lopez: Nuk flas më për jetën private Ndërsa në media publikohen imazhe të cilat dëshmojnë për raporte...