Petro Marko derdhet në bronz
Petro Marko do të bëhet monument. Dje Galeria Kombëtare e Arteve ka shpallur konkursin kombëtar për të përjetësuar figurën e shkrimtarit në bronz.
Realizimi në skulpturë kushtuar Petro Markos, e iniciuar si personalitet i njohur i letërsisë dhe kulturës shqiptare, do të vendoset në fshatin e tij të lindjes, në Dhërmi.
Në këtë konkurse kanë të drejtë të marrin pjesë artistë dhe arkitektë shqiptarë kudo që jetojnë dhe punojnë. Arkitekti përzgjidhet nga artisti për të bashkëpunuar në realizimin e maketit. Boceti pranohet të krijohet dhe nga një grup artistësh, ndërkohë që nuk duhet të jetë ekspozuar në veprimtari të tjera të mëparshme. “Boceti duhet të jetë shprehje artistike figurative me destinacion përjetësimin e figurës dhe personalitetin psikologjik të Petro Markos”, - thuhet në njoftimin për shtyp të përfshirjes në kritere.
Boceti i bustit duhet të jetë i realizuar në lartësinë 25-30 cm. “Boceti i skulptorit dhe boceti i maketit të arkitektit duhet të ruajnë dimensionet, hapësirat dhe harmoninë e mjedisit të jashtëm, ku do të vendoset busti. Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë është institucioni ku do të organizohet Konkursi Kombëtar kushtuar Petro Markos, ku më 9 shkurt të 2009 shënohet dhe mbyllja e dorëzimit të boceteve dhe më 14 shkurt është caktuar shpallja e fituesit. Boceti fitues bëhet pronë e fondit të GKA-së.
Juria e Konkursit do të jetë e përbërë nga 5 anëtarë, personalitete nga fusha e artit dhe kulturës, e miratuar nga MTKRS. MTKRS ka vendosur në dispozicion për realizimin e bustit shumën prej 1.900.000 (një milion e nëntëqind mijë) lek. Derdhja në bronz do të realizohet në QRVA në Tiranë.