E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Çelësi”/ Arrestohet 32-vjeçari për disa vjedhje banesash dhe sendesh me vlerë

Një 32-vjeçar ka përfunduar në pranga për akuzën e vjedhjes së banesave dhe shumë sendeve me vlerë në Durrës.

Policia e qytetit bregdetar njoftoi se i arrestuari dyshohet për vjedhjen e 8 banesave dhe për të paktën 6 vjedhje të tjera të mbetura në tentativë.

Ndërkohë, atij iu gjetën edhe 25 ora dore, 5 celularë dhe stoli të çmueshme.

32-vjeçarit iu sekuestruan si prova materiale edhe çelësa e mjete që i shërbenin për kryerjen e vjedhjeve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës raportohet se kishin marrë disa denoncime përgjatë periudhës qershor–gusht 2023, për vjedhje dhe tentativa vjedhjeje të banesave në lagje të ndryshme të qytetit.

Në vazhdën e operacionit “Çelësi” vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera të kryera nga 32-vjeçari.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›