E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

GJKKO lë në burg Fredi Belerin, avokati: Urdhër politik. Nuk ka asnjë përgjim për blerje votash

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri për masës më të lehtë sigurie, duke e lënë atë në burg. Beleri kërkonte ndryshim të masës së sigurisë me qëllim që t’i lejohej të bënte betimin për të marrë detyrën e kryetarit të Bashkisë së Himarës.

Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të seancës, avokati i Belerit e konsideroi vendimin politik dhe të pabazuar në prova.

“Gjykata vendosi po ato që kishin vendosur edhe paraardhësit e tyre, nuk lënë asnjë shpresë, thonë kur të vijë çështja e themelit. Më 31 korrik kur u dërgua çështja për gjykim na vunë në dispozicion një sërë provash që ne nuk ishim në dijeni, që nga caktimi i prokurorit të shkallës së parë, që u caktua një ditë më pas, nuk e kuptojmë si mund të marrin vendime pa prokurorin”, tha ai.

Avokati mohoi që prokuroria ka si prova biseda të përgjuara të Belerit ku ai flet për blerje votash.

“Nuk ka pasur asnjë bisedë, nuk ka sas ot që ka përfunduar hetimi. Kjo është me urdhër dhe këta nuk kanë fuqi edhe pse janë një gjykatë e formuar nga ligji, nuk është e fortë para pushtetarëve. Beleri kërkon të lirohet dhe të marrë detyrën e tij që e ka votuar shumica e popullit. Nga Gjykata u shkrua bukur arsyetimi, tha rrëzohet sepse nuk u plotësuan kushtet”, tha avokati i Belerit.

Beleri, anëtari i minoritetit grek, u arrestua më 12 maj, ndërsa sipas Prokurorisë u mbështet me pamje filmike dhe përgjime pasi një agjent i infiltruar i policisë, përgjoi momentin kur bashkëpunëtorët e Belerit dhanë lekë për vota.

Arrestimi i tij ka tensionuar marrëdhënies mes Shqipërisë dhe Greqisë, pasi Athina zyrtare ka reaguar duke kërkuar lirimin e tij. Pala greke e sheh arrestimin e Belerit si shkelje e të drejtave të njeriut. 

Ministri grek i Punës, Adonis Georgiadis paralajmëroi sot (21 gusht) se Greqia do të bllokojë çdo financim europian për Shqipërinë për aq kohë sa Beleri, vijon të mbahet në paraburgim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›