E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjen prezervativ ne shishe, demshperblehet me 450 euro

Indiani Sudesh Sharma e zbuloi objektin e cuditshem pese vite me pare, pasi shkoi ne spital

E cuditshme, por e vertete. Kompania "Pepsi Co" i ka paguar plot 450 euro nje shtetasi Indian, banues ne fshatin Ujhani, i cili pese vite me pare kishte konsumuar nje shishe Pepsi dhe ishte ndier keq menjehere me pas. Indiani Sudesh Sharma kishte treguar se e kishte blere Pepsin ne nje dyqan ne afersi te nje stacioni autobusesh ne Kashmir, e pak caste pasi e kishte pire ate kishte perfunduar ne spital. Vetem pasi u verejt me kujdes shishja, u vu re se ne fund te saj gjendeshin mbetje te cuditshme, kjo shtyu kuriozitetin, derisa u zbulua se ne te gjendej nje prezervativ. Po po, nje prezervativ. Per kete arsye, Sudesh Sharma vendosi t'i drejtohet gjykates se Konsumatoreve, institucion ky, qe ka pak kohe qe eshte ngritur ne shtetin e Indise. Duke qene se ishte thuajse e pamundur te vertetohej se paditesi i kishte blere shishet ne dyqan, gjykata e denoi kompanine prestigjoze "Pepsi" vetem me nje shume simbolike prej 450 eurosh. Ne fakt, nuk eshte hera e pare qe kompani te tilla te medha ndodhen perballe akuzave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›