Çelet sezoni turistik në Velipojë, gati për të pritur mbi 100 mijë pushues vendas dhe të huaj

Velipoja ka çelur këtë të diel sezonin turistik për të pritur mbi 100 mijë pushues vendas dhe të huaj që frekuentojnë këtë plazh.
Moti i favorshëm për të pranishmit që morën pjesë në hapjen e sezonit turistik bëri që ato të shijojnë lojërat në rërë por edhe sportet ujore ndërsa aktivitetet festive vijuan gjatë gjithë ditës.
Kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia i pranishëm në çeljen e sezonit turistik u shpreh se Shkodra ofron për turistët një sërë resursesh turistike. Sipas tij vetëm vitin e kaluar ka pasur një rritje prej 33 për qind të fluksit të turistëve që kanë zgjedhur të vizitojnë Shkodrën.
Edhe pse temperaturat janë ende jo të larta, plazhi i Velipojës tashmë ka pritur turistët e parë ditor, ndërsa prioritet për këtë vit është rritja e cilësisë së shërbimit.
/rtsh.al/