E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasaportat, MPB: Mbi 250 mije aplikime

Ministria e Brendshme ne nje deklarate per shtyp ka njoftuar se deri tani kane aplikuar per pasaporta biometrike 259 mije e 89 qytetare, ndersa jane pajisur me keto pasaporta 250 mije e 908 shtetas.

Sipas Ministrise se Brendshme, brenda 14 ditesh do te perfundoje vendosja e lexuesve optike te ketyre pasaportave ne te gjitha pikat e kalimit kufitar.

Ne kete njoftim thuhet se, ka perfunduar instalimi i sistemit TIMS ne te 26 pikat e kalimit kufitar, ku mundesohet ne kohe reale lidhja me bazen e te dhenave te INTERPOL-it.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›