Celibashi: Diaspora voton për herë të parë, moment historik për demokracinë shqiptare

TIRANË, 9 maj /ATSH/ Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, përmes një postimi në rrjetet sociale ka ndarë një moment historik për procesin zgjedhor në Shqipëri: një qytetar shqiptar ka votuar për herë të parë nga Britania e Madhe.
“Për herë të parë, votova nga Anglia! Një moment historik për mijëra qytetarë që jetojnë jashtë vendit. Vota ime nga Anglia tashmë ka mbërritur në Shqipëri – dhe kjo është dëshmi se përfshirja e diasporës në procesin demokratik nuk është më një dëshirë, por një realitet!”, citon Celibashi postimin e bashkëqytetares nga Anglia.
Ai theksoi se me këtë hap të rëndësishëm, Shqipëria u bashkohet vendeve që garantojnë të drejtën e votës për qytetarët e saj, kudo që ndodhen.
Ky proces është pjesë e projektit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri “Mbështetje për Reformën dhe Procesin Zgjedhor në Shqipëri”, i cili mbështetet nga Suedia, Zvicra, Misioni i SHBA-së në OSBE dhe Polonia.
/a.f/r.e/