Celibashi: Gati reforma parlamentare. PD-së do i japim atë që nuk na dha ne
Socialistët do t’i rikthehen çështjes së reformës parlamentare, duke miratuar kërkesat që iu mohuan kur ata vetë ishin në opozitë.
Në një intervistë për “Ora News”, ministri për Marrëdhëniet për Parlamentin, Ilirjan Celibashi, deklaron se mazhoranca e majtë do të mbyllë të gjitha ndryshimet në rregulloren e parlamentit, për të garantuar një veprimtari kuvendore në përputhje me kushtetetuën.
Çka do të thotë se socialistët do të garantojnë votimin e dekreteve të presidentit në mënyrë të fshehtë dhe kohë të barabartë diskutimi të liderit të opozitës me kryeministrin në seancë plenare, pika për të cilat, legjislaturën e kaluar grupi i punës për reformën parlamentare nuk ra dakord, pavarëisht 4 muajve punë.
Ilirjan Celibashi, ish kryetar i KQZ-së, tashmë edhe në kostumin e anëtarit të ekzekutivit të ri, deklaron se misioni i parë që lidhet me KQZ-në, është rikthimi në legjitimitet i këtij institucioni, dhe për këtë duhet një marrëveshje politike.
Në intervistën për Ora News, Celibashi tha se ministrat e kabinetit të ri qeveritar, janë ende duke punuar dhe hartuar projektin e dikastereve që ata do të drejtojnë, por e sigurt është se e majta do të garantojë një qeverisje ndryshe nga ajo e 8 viteve që lamë pas.