Celibashi Palet po hyjne ne zgjedhje pa garanci per standardet

TIRAN - Ish-kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Ilirian Celibashi eshte shprehur dje skeptik ne lidhje me permbushjen e standardeve ne zgjedhjet e ardhshme pa plotesimin e rekomandimeve te OSBE-ODHIR.
I pranishem ne tryezen e thirrur nga Forumi Civil 2010 ish-drejtuesi i KQZ-se tha se si rrallehere ne zgjedhjet e shkuara ne kete proces zgjedhor po futemi ne nje legjislacion te pa reformuar. Sipas tij nese ne zgjedhjet e shkuara ato jane paraprire me ndryshime keto qe do te zhvillohen jane te vetmet zgjedhje qe nuk jane paraprire ne ligjet zgjedhore.
Eksperienca e zgjedhjeve ne Shqiperi ka treguar qe zgjedhjet kane pasur problematika te cilat kishin ndikimin e vet ne rezultatet zgjedhore. Pavaresisht faktit se keto zgjedhje arriten te permbushnin disa standarde jane evidentuar probleme dhe jane bere rekomandime. Ato rekomandimet nuk jane rekomandime qe Shqiperia do i permbush dhe nuk do si permbush. Shqiperia eshte e detyruar qe ti permbushe- deklaroi Celibashi.
Sipas tij Shqiperia ka krijuar nje pretekst qe humbesi i ketyre zgjedhjeve neser te dale dhe te kontestoje rezultatin e zgjedhjeve dhe te jete kritik ne rastin me te mire ndaj ketij procesi zgjedhor per te mos thene qe nuk mund ta pranoje procesin zgjedhor.
Ish-kreu i KQZ-se shpjegoi se per te zhvilluar zgjedhje te rregullta duhet ti krijohen garanci paleve ne menyre qe zgjedhjet te jene sa me te besueshme. Precedentet kane treguar se edhe pa shkak humbesi nuk ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve. Shpesh here eshte ngritur pretendimi se duhej te ishte gjetur konsensusi prej kohesh per nje reforme zgjedhore te perbashket.
Disa gjera mund edhe te ishin bere. Flas per gjera qe do i jepnin garanci edhe me te madhe procesit zgjedhor. Duket se palet ne kete proces nuk jane futur me ato garanci qe duhej te kishin. shte e qarte qe kerkesat per ndryshimin e Kodit Zgjedhor ne pjesen e pergatitjeve te procesit deri ne diten e votimit nuk mund te ndryshoheshin por elementet qe kane te bejne me shqyrtimin dhe vleresimin e procesit zgjedhor ishte vendi dhe koha per te bera keto ndryshime - propozoi Celibashi.
Ai solli ne vemendje se gjate kohes qe ishte ne poziten e administratorit te zgjedhjeve ne ate periudhe bashke me qeverine presidentin kane bere cdo gje qe lejohej nga ligji per ti dhene garancine pales me dobet ne procesin zgjedhor. Kjo sipas tij do te jepte besueshmeri me te madhe. Per te situata eshte pesimiste por eshte e nevojshme qe ne kete situate partite politike kandidatet dhe subjektet zgjedhore te kene nje vullnet te shtuar per te garantuar mbarevajtjen e procesit sipas standarde.
Sipas ish-kreut te KQZ-se partite politike jane lodhur me cic micet e zgjedhjeve per sa i perket vleresimit se zgjedhjet qe zhvillohen ishin me standarde apo nuk i permbushnin plotesisht ato.
Zgjedhjet jane te mira kur i pranon humbesi nese humbesi i pranon dhe heq dore nga pushteti atehere zgjedhjet jane te mira. Ne duhet te bejme gjithcka qe zgjedhjet te pranohen nga humbesi atehere gjithcka do te shkoje mire- sugjeroi Ilirian Celibashi.
Disa nga propozimet per partite politike
Angazhimi per perdorimin e nje gjuhe civile duke shmangur akuzat apo fjalorin irritues e diskreditues per forcat politike e individet perfaqesues te tyre.
Mbrojtja e privatesise se individeve te perfshire ne fushaten zgjedhore duke u angazhuar per te mos perdorur artikulime qe synon cenimin e imazhit nepermjet trajtimit te temave private e te familjes pa lidhje me politiken zgjedhore.
Angazhimi i aktoreve politike qe te mos perdorin median si arme politike te mos bejne presion te asnje lloji ndaj operatoreve mediatike duke mundesuar keshtu sigurimin e nje mbulimi te drejte e te barabarte vertetesi dhe paanshmeri gjate raportimit.
Angazhimi per te denoncuar dhe per tu distancuar nga cdo forme e perdorimit te pushtetit per interesa te forcave politike si dhe marrja e masave konkrete per te ofruar transparence maksimale mbi perdorimin e infrastruktures e te mirave publike sa here kjo te kerkohet.
Angazhimi per te mos perdorur femijet dhe te rinjte qe nuk kane mberritur ne moshen per te votuar gjate fushates zgjedhore me synim mbrojtjen e imazhit integritetit e formimit te tyre.