BSH Euro cmimin maksimal ne 2010
Monedha evropiane nuk di te ndalet duke kapur cdo dite shifra maksimale te kembimit te saj me monedhen vendase. Per diten e djeshme Banka e Shqiperise raportoi nje kurs mesatar kembimi te euros prej 140.85 lekesh shifer e cila rritet nga dita ne dite. Rritja e euros ne raport me lekun ka filluar qe prej dates 15 mars 2011.
Zhvillimet e fundit ne kursin e kembimit i faturohen nje sere faktoresh duke filluar nga fushata elektorale ku gjate te cilave ne treg qarkullojne sasi te konsiderueshme parash ulja e remitancave te emigranteve apo edhe mbyllja e bilanceve te kompanive te medha te huaja qe ushtrojne aktivitet ne vend te cilet duhet te transferojne fitimet jashte duke rritur keshtu kerkesen per euro.
Edhe pse eshte nje situate shqetesuese rritja e euros ne keto shifra nuk eshte nje surprize. Ne fakt monedha evropiane ka qendruar ne shifra maksimale thuajse pergjate gjithe vitit 2010. Ne raportin e saj per vitin 2010 i cili do te shqyrtohet sot ne Komisionin e Ekonomise ne Kuvend Banka e Shqiperise raporton per nje kurs mesatar kembimi lek/euro prej 137.8 lekesh.
Ky eshte nje tregues tejet i larte krahasuar me vitet e meparshme duke pasqyruar keshtu zhvillimet ne tregun e kursit te kembimit pergjate vitit te shkuar si dhe muajve te pare te ketij viti. Keshtu per shembull kursi mesatar i kembimit lek/euro ne vitin 2009 ka qene 132.1 leke ndersa ne vitin 2008 edhe me ulet akoma 122.8 leke. Nisur nga keto te dhena duket se zhvillimet e ketyre diteve vijne edhe si rezultat i ecurise se tij edhe pergjate vitit te shkuar.