E Diel, 1 Nëntor 2026

Celibashi: Zgjedhjet vendore 2027 do të monitorohen gjatë gjithë ciklit zgjedhor

TIRANË, 8 tetor/ATSH/ Zgjedhjet vendore të vitit 2027 dhe vendimmarrja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të monitorohen nga afër deri në vitin 2028, në kuadër të një nisme të fokusuar në të gjithë ciklin zgjedhor.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, priti sot Afrim Krasniqin nga Instituti i Studimeve Politike dhe Edlira Çepanin nga Rrjeti i Grave “Barazi në Vendimmarrje”, të cilët prezantuan projektin e monitorimit.

KQZ bën të ditur se, monitorimi nuk do të kufizohet vetëm te dita e votimit, por do të përfshijë zbatimin e kuadrit ligjor, aktet nënligjore, respektimin e afateve, transparencën dhe aksesin në informacion.

Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet zbatimit në praktikë të detyrimeve për barazinë gjinore dhe pjesëmarrjen e grave në vendimmarrje.

Gjetjet e monitorimit do të publikohen përmes raporteve periodike dhe një platforme publike të të dhënave.

Palët ranë dakord për vijimin e dialogut, duke respektuar pavarësinë e procesit të monitorimit.

Nisma zhvillohet në kuadër të projektit të përbashkët BE–Këshilli i Evropës “Mbështetje për ciklin zgjedhor në Shqipëri” (SECA).

1 nga 6

/gj.m/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›