E Enjte, 5 Nëntor 2026

Çelsi, Tuhel: Nuk jam politikan, ndaloni së pyeturi për luftën

Situatë e tensionuar në shtëpinë e Chelsea dhe sigurisht jo për shkak të humbjes me penallti në Carabao Cup. Thomas Tuchel shpërtheu pasi një gazetar i bëri një pyetje për luftën në Ukrainë. “Dëgjo, dëgjo, dëgjo, duhet të ndalosh, unë nuk jam politikan – tha ai – Duhet të ndalosh, sinqerisht, unë vetëm mund ta përsëris dhe më vjen keq ta përsëris sepse nuk e kam jetuar kurrë luftën, nuk jam politikan nuk di çfarë të bëj e çfarë të them, jam i privilegjuar jam ulur në paqe këtu duhet të mos më pyesni për luftën nuk kam përgjigje per ju”.

Në prag të FA Cup kundër Luton Toën, padyshim që në konferencën për shtyp është I pranishëm dhe konflikti mes Rusisë e Ukrainës si dhe kthimi mbrapa i Roman Abramovich, pronar oligark rus i Chelsea dhe mik i Vladimir Putinit. Dukshëm i mërzitur, Tuchel thotë: “Situata të tilla si lufta janë shumë më të rëndësishme, por për rolin e Abramovich nuk më takon mua të komentoj sepse nuk dimë sa duhet – shpjegoi menaxheri i Chelsea.

“Nuk e njoh mirë situatën dhe jemi të gjithë dakord që ka situata që janë shumë më të rëndësishme se futbolli dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›