E Enjte, 5 Nëntor 2026

Krime lufte në Ukrainë? Gjykata e Hagës nis hetimet

Gjykata Ndërkombëtare Penale e Hagës, do të hapë një hetim mbi krimet e dyshuara të luftës, të kryera nga Rusia në Ukrainë. Sipas prokurorëve, ekziston një bazë e arsyeshme se në Ukrainë janë kryer krime kundër njerëzimit, si dhe krime lufte, prandaj do të hapet një hetim për të dyja palët e përfshira në konflikt.

 “Ekziston një bazë e arsyeshme për të besuar se si krimet e supozuara të luftës, ashtu edhe krimet kundër njerëzimit, janë kryer në Ukrainë. Qëllimi im është që ky hetim të përfshijë gjithashtu çdo krim të ri të supozuar, që bie në juridiksionin e zyrës sime dhe që janë kryer nga çdo palë në konflikt, në çdo pjesë të territorit të Ukrainës”, tha Karim AA Khan, prokurori i ICC.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›