Shtetet e Bashkuara, lavdërojnë rezistencën ukrainase

Shtetet e Bashkuara, lavdërojnë rezistencën ukrainase. Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, tha se forcat ruse po përpiqen t’i afrohen kryeqytetit të Ukrainës, Kievit, por megjithatë ato janë jashtë qendrës së qytetit.
“Qartësisht ne vazhdojmë të shohim forcat ruse të lëvizin përpara, ose të përpiqen të afrohen, në mënyrë që të mund të lëvizin në Kiev nga toka,” tha Kirby gjatë një konference sot në Pentagon.
“Ne ende vlerësojmë se ata janë jashtë qendrës së qytetit, dhe, ajo që dimë qartë, është se ata kanë synime në lidhje me Kievin.”
Ukrainasit po “rezistojnë në mënyrë mjaft efektive rreth Kievit”, shtoi Kirby. “Ata e kanë bërë një pengesë të vështirë për rusët që të lëvizin më në jug.”