E Diel, 1 Nëntor 2026

Celsi mposhtArsenalin dhe nisshkeputjen ne krye

LONDER- Nuk njeh ndalese Celsi i Ancelotit qe sot ka mposhtur 2-0 Arsenalin ne derbin e Londres. Kampionet ne fuqi te Anglise kane dominuar perballe femijeve te Venger duke nisur tashme shkeputjen ne krye te renditjes. Celsi eshte 4 pike larg vendit te dyte qe tashme mbahet nga Mancester Siti.

Persa i perket derbit me Arsenal futbollistet e Ancelotit e kane zgjidhur gjithcka shume thjeshte. Didier Drogba mori nje top nga Ramires dhe mposhti Fabianskin ne fundin e pjeses se pare nderkohe qe 5 minuta para fundit te ndeshjes Aleks dhunon porten e Topcinjve me nje goditje denimi. 18 pike per blute e Londres pas 7 ndeshjesh nderkohe qe golavarazhi este 23-2. Nderkohe ne vend te dyte eshte ngjitur Siti i Mancinit qe ka fituar 2-1 ndaj Njukasellit ne fushen e vet. Tevez shenoi me penallti ne pjesen e pare ndersa per miqte barazoi Jonas Gutierrez.

Ndeshja u be shume e veshtire per vendasit por Adam Xhonson i futur ne pjesen e dyte realizoi me nje goditje te bukur nga kufijte e zones. Ne takimin tjeter Liverpuli konfirmoi krizen duke u mundur 1-2 ne Anfield Road nga modestet e Blekpulit. Nje disfate e rende per te kuqte qe jane ne nje forme skandaloze ne kete start sezoni.
m.a/A. Latifi/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›