E Diel, 1 Nëntor 2026

Roma zhytet ne krizehumbje edhe me Napolin

ROME- Ne nje stadium te elektrizuar me te pakten 60 mije vete Napoli ka arritur te mposhte 2-0 Romen duke dhuruar nje paraqitje spektakolare dhe duke zhytur ne krize ekipin e Ranierit. Skuadra e drejtuar nga Maxarri e ka dominuar takimin ndersa Marek Hamshik shenoi golin e pare ne minuten e 72-te.

Roma ka qene e pafuqishme per te reaguar dhe ne minuten e 83-te ka pesuar edhe golin e dyte kete here me Huan qe dergon topin ne rrjeten e portes se tij. Ne pjesen e dyte nuk ishim me ne gjendje te luanim dhe pas golit te tyre te pare ndaluam fare. Ata ishin me te zote por humbem nga gabimet. Gjithsesi do rikthehemi tha Ranieri pas ndeshjes. Nderkohe Lacio eshte ngjitur ne krye te Serise A me 13 pike pas fitores 1-0 me Breshian fale nje goli te Maurit ne pjesen e pare. Fitore te rendesishme ka arritur edhe Palermo qe triumfoi 2-1 ne Firence perballe Fiorentines.

Skuadra e Mihajlovic ashtu si Roma duket ne krize te thelle. Ne takimet e tjera Xhenoa mposhti 2-1 Barin ndersa Kievo barazoi 0-0 me Kaljarin ne Verona. Ne oren 12.30 Lece fitoi 1-0 me Katanian fale nje goli te Korvias nderkohe qe sfida mes Bolonjes dhe Sampdorias perfundoi ne barazim 1-1.
m.a/A. Latifi/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›