E Diel, 1 Nëntor 2026

Celsi nuk pranon eliminimin, kercenohet gjyqtari me jete

Mancester Junatid do te prese Barcelonen dhe jo Celsin, ne finalen e madhe te "Champions", ne Rome. Por kualifikimi i Barcelones, eshte shoqeruar me probleme dhe kontestime te forta, nga klubi i Celsit. Pas ndeshjes dhe eliminimit, lojtaret e Celsit dhe trajneri Gus Hidink nuk kane rreshtuar se akuzuari gjyqtarin norvegjez, si pergjegjesi kryesor i deshtimit nga "Champions". Por situata pas ndeshjes, ka shkuar edhe me keq. Policia ka shoqeruar gjyqtaret deri ne hotel dhe madje ka ndryshuar edhe qendrimin e tyre, gjate nates, qe te mos kishin probleme, pas nje sere kercenimesh me jete ne adrese te tyre. "Menyra e gjykimit ishte jo korrekte. Nuk kam asgje per te thene per golin e Barcelones, por ekipit tone nuk i jane dhene kater penallti. "Penalltite ishin te pastrat", - shtoi ai. Barcelona shenoi ne '93, teksa barazoi shifrat ne 1-1 dhe preku finalen e Romes. Norvegjani, Tom Hening eshte vene ne qender te kritikave, nga ana e klubit londinez, qe e fajesoi per njeanshmeri prej nga ku erdhi eliminimi i ekipit te tyre. Ish drejtuesi i gjykimeve ne UEFA, Graham Pol hodhi poshte cdo spekulim, qe flitet sikur UEFA te kete ndihmuar Bercelonen, qe te arrinte ne finalen e 27 majit, kunder Mancester Junajtid. "Jam pjese e UEFA-s, prej 13 vjetesh. Ne 11 prej tyre punoj ne grupin e pare te gjyqtareve dhe kurre, kurre nuk na ka ndodhur qe te reagoje nje ekip se eshte ndihmuar. Ju premtoj se absolutisht nuk ka asgje ne kete mes. Jam 99,9 per qind i sigurt, se askush nuk ka guxuar qe te arrije deri aty, sa te jete pjese e nje favori te tille". Me tej, Pol shtoi: "Gjyqtari i ndeshjes ka perjetuar nje dite shume te veshtire, ne jeten e tij".

Kercenimet

Policia ka marre ne mbrojtje shtepine e Ovrebos, pas mberritjes ne Oslo, pas nje sere kercenimesh. Ka ndodhur edhe me gjyqtarin Frisk dicka e ngjashme, pak vite me pare. Ne profesionin e tij, Ovrebo eshte psikolog.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›