E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Lendet me zgjedhje te klases 10"

Fillon perzgjedhja nga gjimnazistet e ardhshem, cilat do te jene lendet e reja qe futen

Instituti i Kurrikules dhe Trajnimit, ka publikuar lendet me zgjedhje te lire dhe me zgjedhje te detyruar, per klasat e 10-ta. Ato do te jene ne dispozicion te maturanteve, te cilet ditet e fundit kane filluar te plotesojne nje formular te vecante ku zgjedhin pikerisht keto kategori lendesh, si dhe gjimnazin ku duan te kryejne studimet e mesme.

Zgjedhje

Ne lendet me zgjedhje te lire, Instituti i Kurrikules dhe Trajnimit ka vendosur qe te fuse disa lende mjaft terheqese per gjimnazistet dhe te asimilueshme per ta. Behet fjale per lenden fotografi-fotoshop, e cila eshte kthyer tashme ne nje pasion te te rinjve. Gjithashtu, IKT e ka pare te arsyeshme qe te fuse edhe programin "guida turistike", "lojera sportive", por edhe ndryshimet klimatike. Pervec kategorise se ashtuquajtur te lendeve "me zgjedhje te lire", Instituti i Kurrikules dhe Trajnimit ka futur edhe kategorine e lendeve "me zgjedhje te detyruar". Te kjo kategori triumfojne sidomos gjuhet e huaja si: Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht dhe Spanjisht, te gjitha keto te klases se 10, por ama te planifikuara per fillestare. Gjithashtu, lendet me zgjedhje te detyruar qe do te zgjedhin nxenesit e shkollave 9-vjecare per klasen e 10-te jane edhe letersia, programi i avancuar i matematikes, trashegimia kulturore apo ueb-design. Sipas burimeve nga Instituti i Kurrikules dhe Trajnimit, te gjitha keto jane te pershtatura posacerisht per klasen e 10, ne menyre qe dijet e nxenesve te kene nje rrjedhe logjike, zinxhir.

Si funksionojne

Sipas burimeve nga Drejtoria Arsimore e Tiranes, duke u bazuar ne kurrikulen e re qe do te vihet ne zbatim, nxenesit ne vitin e pare te arsimit te mesem, nuk do te jene te detyruar te zgjedhin midis profilit natyror dhe atij shoqeror, por ne baze te deshires qe ata kane dhe duke vene ne pah prirjet qe ata zoterojne, do t'i zgjedhin vete lendet, te cilat, ata mendojne se do t'u vlejne me tej ne jete. Kurrikula baze, shpjegojne specialistet, nenkupton lende te njejta per te gjithe nxenesit ne te gjitha gjimnazet e vendit, pra e thene ndryshe, ne shkolla do te mesohet nje grup lendesh te domosdoshme per formimin e nxenesit. Ne ndryshim nga kurrikula me zgjedhje, lendet ne kurrikulen baze do te jene me detyrim ne te gjitha shkollat e arsimit te mesem ne vend. Ne kurrikulen baze, do te perfshihen lendet e siperpermendura, nder te cilat: letersia, matematika, etj., te nevojshme keto per formimin e nxenesve. Ndryshe do te ndodhe ne kurrikulen me zgjedhje. Cdo shkolle, ne fillim te vitit shkollor, krahas lendeve me detyrim, do te pergatise per nxenesit e saj nje liste me lendet me zgjedhje, nga te cilat nxenesi do te zgjedhe ato te cilat ai mendon se do t'i vlejne me tej, ne formimin e tij shkollor.

Klasa e 10, kriteret per te zgjedhur gjimnazin

Sipas Drejtorise Arsimore te Tiranes, ka nisur tashme planifikimi i shkolles se mesme qe do te ndjeke nxenesi ne perfundim te arsimit te detyruar. Drejtorite e shkollave kane shperndare per nxenesit formulare, ne te cilet ata vete fillimisht duhet te percaktojne llojin e shkolles se mesme qe deshirojne te ndjekin. Dallimi do te jete vetem per gjimnazet, ku nxenesi eshte i detyruar te zgjedhe shkollen e mesme brenda zones se banimit, ndersa per vazhdimin e arsimit te mesem ne shkollat profesionale, ky kriter nuk vlen. Nje nga hallkat qe lidh nxenesin me gjimnazin, ku ai do te vazhdoje arsimin e mesem eshte formulari per lendet me zgjedhje ne klasen e 10-te. Nxenesi eshte i detyruar qe ne perfundim te klases se 9-te, te plotesoje formularin ku ndodhen lendet me zgjedhje qe ka deshire te mesoje ne vitin e pare gjimnaz, gje qe e detyron ate automatikisht te jete i lidhur me gjimnazin, qe ka zgjedhur dhe te mos kete mundesi te ndryshoje preference ne castet e fundit te regjistrimit ne arsimin e mesem.

Planifikimi

Te gjithe nxenesit po i nenshtrohen planifikimit qe po pergatit Drejtoria Arsimore Rajonale, e cila nepermjet nje udhezimi te leshuar ne drejtorite e shkollave, ka kerkuar qe te gjithe nxenesit, ku perfshihen edhe ata qe nuk deshirojne te vazhdojne arsimin e mesem, te plotesojne paraprakisht nje formular.

Profesionalet

Ne kurrikulen me zgjedhje, nxenesi do te mund te zgjedhe lende profesionale, te cilat do t'i sherbejne atij me pas, jo vetem ne zgjedhjen me te mire te deges se arsimit te larte, ku kerkon te vazhdoje, por edhe ne tregun e punes per nje kohe te mevonshme.

Per klasat e 10-ta:

Lendet me zgjedhje te lire:

Fotografi-fotoshop

Guida turistike

Lojera sportive

Ndryshimet klimatike

Me zgjedhje te detyruar:

Anglisht 10

Frengjisht 10

Gjermanisht 10

Italisht

Letersia

Programi i avancuar matematike

Spanjisht

Trashegimia kulturore

Ueb Design


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›