E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshton "Banda e Durresit", avokati raport tek mjeku pediater

Tirane- Procesi i radhes ne ngarkim te 16 te pandehurve, te akuzuar si anetare te "Bandes se Durresit", eshte shtyre serish. Absurditeti i radhes ka qene pranimi i nje raporti mjekesor te leshuar nga nje mjek pediater( mjek femijesh), per avokatin Dashnor Mullaj, duke cuar edhe ne deshtimin e seances se 76-te. Vendimi i marre nga ana e togave te zeza, ka sjelle reagime te prokuroreve te ceshtjes, te cilet nuk kane mundur dot te shprehnin mendimet e tyre, pasi nuk iu eshte lejuar nga gjykata. Shtyrjet e herepashershme te procesit gjyqesor, kane bere qe i penduari i bandes Adriatik Coli, te mos deshmoje krimet e kryera. Shoqerimi dhe angazhimi i nje numri te madh efektiva policie, per te transportuar te penduarin, ka bere qe shteti te paguaje nje kosto te larte per sigurimin e jetes se tij. Transporti i te penduarit realizohet dy here ne jave nga vendi i strehimit te tij, deri ne Gjykaten e Krimeve te Renda. Perfaqesuesit e akuzes pas mbarimit te seances, jane shprehur se mungesa e pajustifikuar realisht e avokateve, por e justifikuar para gjykates me raporte mjekesore, ndonjehere edhe qesharake ndersa dje kjo situate eshte bere edhe me qesharake, kur gjykata ka pranuar si te justifikuar mungesen e avokatit Mullaj, edhe me nje raport mjekesor te leshuar nga nje mjek pediater (mjek femijesh), eshte e pa tolerueshme. Mungesa e avokateve dhe paraqitja e raporteve mjekesore, eshte kthyer ne nje zgjidhje per shtyrjen e seancave gjyqesore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›