Shqiperia kthehet ne nje "vend te shenjte" per yjet e Milanit
Fusha e stadiumit kombetar, "Qemal Stafa" kthehet ne nje vend te shenjte per lojtaret e Milanit. Xhenaro Gatuzo do te rikthehet titullar, pasi qendroi i demtuar, per nje kohe te gjate. Ne nje miqesore, qe kuqezinjte e Milanit kane planifikuar per te zhvilluar ne kryeqytetin tone, me 12 maj, eshte parashikuar qe te rikthehet ne fushe edhe nje nga pikat me te forta te klubit me histori te madhe ne futbollin italian dhe ate boteror. Disa muaj me pare Milani zhvilloi nje ndeshje tjeter miqesore ndaj Tiranes, e cila i vlejti per te testuar tre futbolliste qe ishin ne ate kohe te demtuar, Inzagin, Nestes dhe Ambrozinin. Nesta nuk mundi dot te rikuperohej, kurse Inzagi dhe Ambrozini, per rikthimin e tyre, kane komentuar gjeresisht mediat italiane. Inzagi me tej ka qene protagonist i disa golave te rendesishem ne kampionatin italian. Milani ndodhet aktualisht ne vend te dyte, ne Seria A dhe kerkon te mbroje nje here e mire kete pozicion, para perballjes se radhes me Juventusin. Kuqezinjte e Karlo Ancelotit do te luajne nje ndeshje miqesore, me ekipin tone kombetar me 12 maj ne Tirane. Sakaq, pervec tre lojtareve qe kane fituar me pare "Topin e Arte", brazilianet Kaka dhe Ronaldonjo, Shevcenkos, si dhe yjeve te tjere, Maldini, Inzagi, Sedorf, Zambrota, Ambosini, Pato, etj, do te jene gjithashtu ne Tirane, ne nje miqesore luksi per kuqezinjte. Per pervec tyre, tifozet shqiptare do te kene mundesi qe te shohin edhe nje tjeter futbollist te shquar, kampion bote me Italine dhe nder me te miret per Milanin, Rino Gatuzo. Mesfushori energjik eshte gati qe te rikthehet ne fushe, perballe Juventusit, por pas demtimit qe pesoi ne gju, me 7 dhjetor ne nje ndeshje kunder Katanias. Ne sajtin zyrtar te Milanit behet e ditur se Gatuzo, do te jete ne dispozicion te ekipit te tij, ne perballjen e ardhshme me Juventusin. Mesfushori i njohur dhe energjik i Milanit do te luaje titullar, me te perzgjedhurit e ekipit tone kombetar.
A. Muraci
Ekipi
Ekipi shqiptare qe do te ndeshet me Milanin, nuk ka deklaruar ende se cilet do te jene lojtaret qe do te zbresin ne fushe. Pritet qe te kete nje perzierje mes lojtareve me te mire te kampionatit, si dhe do te thirren disa nga ekipi i pare i kombetares.
Trajneri
Edhe emri i trajnerit qe do te drejtoje kuqezinjte ndaj Milanit nuk eshte qartesuar, pas largimit te Ari Han nga drejtimi. Akoma nuk kemi nje trajner ne kombetare dhe nese nuk do te kete deri me 12 maj, ekipin do ta drejtoje Artan Bushati, i U-21.