E Shtunë, 31 Tetor 2026

Celtic kunder privatizimit nga te huajt

Sipas presidentit John Reid, Celtic nuk do bjere asnjehere ne duart e nje shoqerie te huaj, ashtu sic po bejne ne keto momente shume klube ne Premier League.

Klubi skocez i Celtic duket se eshte nje nga me hermetiket persa i perket hyrjes se pronareve te huaj ne kampionatin vendas dhe investimeve te huaja ne kete shoqeri.

Bardhjeshilet duket se kerkojne te ruajne traditen skoceze, cka do te thote se klubi nuk do te perfshihet ne merkaton e cmendur te blerjeve, duke evituar edhe prekjen nga globalizimi i futbollit. Sipas presidentit John Reid, Celtic nuk do bjere asnjehere ne duart e nje shoqerie te huaj, ashtu sic po bejne ne keto momente shume klube ne Premier League.

“Sigurisht qe duhet te kemi me shume investitore te fuqishem, por te mos harrojme se mbi te gjitha eshte e rendesishme cilesia e menaxhimit dhe gjate vitit te fundit ne kemi bere disa gjera te mira ne kete drejtim”, theksoi Reid, deklarata e te cilit mbeshtet kreret e FIFA-s dhe UEFA-s, sipas te cileve, investimet e huaja ne Premier League po prishin imazhin e futbollit ne bote.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›