E Shtunë, 31 Tetor 2026

Altin Lala: “Futbolli është argëtim”

Shqiptari Altin Lala (32 vjeç) është zëvendëskapiteni i Hannover 96 në Bundesligën 1 gjermane. Kapiteni i Kombëtares shqiptare në një intervistë të gjatë për gazetën “Neuer Presse” foli për situatën aspak të mirë që po kalon skuadra, së cilës ai ka kushtuar dhjetë vjet futboll në nivel të lartë.

Të dielën në mbrëmje tifozët e Hanoverit festuan me një koreografi të “kuqe” enkas për ju. “Dhjet vjet zemërluan”. A e dinit këtë?

Për të qenë i ndershëm deri në fund, jo. Një vlerësim më të mirë nuk mund ta presësh. Në të vërtetë janë sulmuesit në plan të parë, unë i çmoj ata gjithashtu të mrekullueshëm. Futbolli është gjithashtu argëtim. Por të shohësh atë vlerësim, sigurisht që përjeton një ndjenjë të bukur.

Ju nuk luajtët kundër Hofenhahmit. A nuk kishte Hanover një luftëtar që të luftonte me zemër?

Ishte një ekip i mirë. Gjërat nuk duhet të gjykojhen patjetër nga sipër.

Si e shikoni ju atëherë rolin tuaj në këtë situatë?

Gjendja nuk është e re për mua. Unë dëshiroj të luaj gjithmonë, kjo është logjike. Unë paraqitem shumë mirë në stërvitje.

Hano Balitsh e Kristian Shulc janë deri tani të dy numra gjashtë...

... Po. Hano, Kristian e Çak Jankov janë tipa të ndryshëm. Unë bëj lidhjen midis tyre, lojtarin përpara mbrojtjes. Këtu janë dhe fuqitë e mia. Lojtarët e tjerë që luajnë më përpara kanë më shumë kualitet se unë. Unë mund të marr përsipër një kundërshtar të fortë në fushë.

Tani vjen Bremen me Diegon, jeni ju i gatshëm ta përballoni atë?

Diego është për mua pas Riberisë lojtari më i mirë i Ligës. Por Bremen nuk ka vetëm Diegon, por edhe Ozilin e Fringsin. Ne duhet t’u japim atyre sa më pak shanse sa më shumë që të jetë e mundur. Nuk duhet të pësojmë gjithmkonë katër gola kundër Bremenit (4:3 në ndeshjen e shtëpisë para një viti).

Hanover 96 a ka nevojë për një lojtar lider?

Te Hofenheimi nuk ka udhëheq askush. Unë e shoh futbollin si një orkestër me një dirigjent. Lojtarët duhet të ndihmojnë njëri-tjetrin dhe të zbatojnë udhëzimet e trajnerit.

Përse shkoi aq keq kundër Hofenhajmit?

Atë që ndodhi nuk duhet ta lejojmë të ndodhë kaq lehtësisht. Pastaj ishte një fat i prapë i pabesueshëm për Florian Fromolovic.

Përse nuk mund të renditet në majë Hanover 96?

Dikur secili ishte i kënaqur me atë që bentë. Tani është e vështirë. Nuk po gjejmë më siguri në mbrojtje.

Objektivi i sezonit ishte Kupa UEFA. Tashmë duket se po luftoni për mbijetësë?

Është e natyrshme të vendosësh objektiva. Ne nuk jemi të kënaqur me atë që po ndodh. Tani ne duhet të jemi realistë dhe të përpiqemi të dalim nga kjo situatë. Tani loja nuk vlen, ne duhet të bëjmë pikë.

E Merkure, 22 Tetor 2008

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›