Beckham te Milan, nxehet trajneri i "Galaxy"

Bruce Arena, trajneri i Los Angeles Galaxy, është nxehur pas vendimit për kalimin e David Beckham te Milan, shkruan sot e përditshmja angleze "The Sun".
Në një intervistë, ish trajneri i SHBA-së thekson se zgjedhja e "Spice Boy" është një dëm për Galaxy dhe per Major League Soccer".
Sipas Arenas, qëllimi i Galaxy është të ndërtojë një skuadër të madhe të së ardhmes dhe vendimi i Beckham bie ndesh me strategjinë.