E Diel, 1 Nëntor 2026

Murinjo i trembet Beqajt: Portier shumë i mirë!

 

Shqetësimi i gazetarëve në prag të takimit të sotëm mes Interit dhe Anorthosis, duket portieri shqiptar Arjan Beqaj. Emri i numrit "1" të portës kuqezi i është përmendur edhe trajnerit Hoze Murinjo në konferencën e djeshme për shtyp, e fundit përpara takimit që do të luhet sot në mbrëmje në "San Siro", e vlefshme për grupin B të Champions League. "E patë Portugali-Shqipëri? Në portë ishte Beqaj, portieri i Anorthosis, që nuk pësoi asnjë gol. Nuk ju shqetëson kjo?", ishte pyetja për Murinjon. Portugezi ka dhënë një përgjigje vërtetë vlerësuese për portierin shqiptar: "Po, ai luajti edhe kundër Suedisë dhe ndeshja doli 0-0. Portugalia kundër Shqipërisë po 0-0. Është një portier shumë i mirë", tha trajneri i Interit.

(d.b/Balkanweb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›