E Diel, 1 Nëntor 2026

Informacioni mbi perberjen e tumorit te vezoreve ndryshon luften ndaj tij

Kanceri i vezoreve quhet edhe vrasesi i heshtur sepse ne kohen kur simptomat shfaqen dhe behet diagnoza zakonisht eshte teper vone per tu kuruar. Gjate vitit te kaluar ne Shtetet e Bashkuara u diagnostikuan 22 mije gra me kete semundje. 14 mije prej tyre humben jeten. Ne rang boteror mendohet te kete me teper se 200 mije raste te reja cdo vit. Dhe prognoza e tyre gjithmone ofron shpresa te pakta

 Kur Sheila Connor u diagnostikua me kancer te vezoreve ne vitin 2007 semundja ishte ne fazat e saj te perparuara. Zonja Connor iu nenshtrua nje operacioni dhe kimioterapise. Por kanceri kthehej serish 4 here brenda 4 vjeteve. 

Zonja Connor ka provuar shume lloje ilacesh. Disa sillnin permiresime te perkohshme. Disa i perkeqesonin semundjen. Kohet e fundit ajo vendosi te nderprese mjekimin dhe eshte e pasigurt per te ardhmen. Kjo eshte dicka qe ndosh shpesh thote Laura Shawver nje studiuese e kancerit qe merret me pergatitjen e barnave e cila i ka mbijetuar kancerit te vezoreve prej pese vjetesh.   

Grate kalojne faza te kimioterapise njera pas tjetres ne menyre te vazhdueshme. Ato bejne nje jete jo te mire dhe ne fund ato dorezohen para semundjes gjithsesi.

Kanceri i vezoreve shfaqet serish pas trajtimit ne 75 per qind te rasteve. Zonja Shawver thote se eshte nje semundje e veshtire per tu mjekuar pasi tumoret jane shume te ndryshem nga njeri tjetri dhe secili pergjigjet shume ndryshe ndaj ilaceve te disponueshme.

Zonja Shawver krijoi Shoqaten Clarity per te trajtuar kete problem. Kjo organizate jo-fitimprurese u jep pacienteve informacione mbi perberjen molekulare te tumorit te tyre. Shoqata krahason tumorin e vezoreve te nje pacienti me ate te te tjereve qe ka ne sistemin e saj te te dhenave. Gjithashtu ajo perdor shenja biologjike te cilat tregojne se si ai tumor mund te reagoje ndaj nje ilaci te caktuar te kimioterapise i perdorur per te ndalur rritjen e qelizave ne lloje te tjera kanceri.

Ne po perpiqemi te ndihmojme ne ato zgjedhje. Nese ato zgjedhje nuk i pershtaten individit ne mundohemi te ndihmojme ne gjetjen e nje terapie qe pershtatet dhe qe ndryshon situaten ne te mire te pacientit.

Krijimi i nje profili molekular per kancerin eshte nje procedure standarde per lloje te tjera kanceri. Per kancerin e vezoreve eshte bere e mundur vetem kohet e fundit prej Shoqates Clarity. Nderkohe qe kjo procedure nuk ekzistonte kur zonje Sheila Connor pati rishfaqjen e pare te tumorit ajo thote se teknika do te ndihmoje te tjeret te marrin vendime te informuara.

Nese e di pak a shume qe do te reagoje keq ndaj nje ilaci mund te vendoset te perdoret nje ilac tjeter dhe nese as ai nuk do te funksiononte atehere duhet vendosur nje forme tjeter mjekimi. 

Kjo eshte menyra se si studiuesja Laura Shawver kerkon te ndryshoje traditen e trajtimit te kancerit te vezoreve nje pacient pas tjetrit. Ajo thote se kjo teknike jo vetem qe mund te permiresonte jeten e grave me perseritje te kancerit te vezoreve por ajo mund edhe te coje ne krijimin e ilaceve te reja per kete semundje shpesh vdekjeprurese. 

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›