E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërmeti i dytë në Kretë, 5.2 ballë, 2 plagosje të lehta

KRETE - Një tërmet i fortë, me magnitudë 5.2 ballë i shkallës Rihter, është ndierë sot në orën 3:30 në mëngjes në det, në mes të Kretës dhe Santorinit, pas atij që u ndje dje në mëngjes në të njëjtin rajon.

Tërmeti ndodhi në një distancë prej 83 km në lindje të Heraklion dhe 45 km në jug-perëndim të ishullit, në një thellësi prej 14.2 km.

Sipas Institutit të Geodinamikës, Observatorit Kombëtar të Athinës Laboratorit Gjeofizik te Universitetit Aristoteli në Selanik, lëkundja e fortë u ndje 247 kilometra në jug-juglindje të Athinës, ndërkohë që fokusi i vibrimit u shtri 46 km në det në jugperëndim të ishullit.

Të gjitha institutet sizmologjike, regjistrojnë tronditje të vazhdueshëm në rajon. 

Panik ka shkaktuar tërmeti tek banorët për shkak të dy plagosjeve të lehta raportuar në Timbaki dhe Hania.

Një Timbaki një 65 vjecar është rrëzuar dhe ka thyer këmbën ndërsa përpiqej të dilte me shpejtësia nga shtëpia, ndërsa në Hania u rrëzua një 34 vjeçar, fatmirësisht pa plagë të rënda.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›