E Shtunë, 31 Tetor 2026

Celularet, i perdorin 3,3 miliarde njerez

NJU JORK - Gati 26 vjet pas paraqitjes se rrjetes se pare mobile, numri i pergjithshem i shfrytezuesve te celularit ka arritur numrin mbreselenes prej 3,3 miliardesh, qe sipas te dhenave aktuale eshte gjysma e njerezve te botes. Sipas te dhenave te analisteve te kompanise Informa, 2.571.563.279 njerez ne bote shfrytezojne rrjeten mobile GSM, derisa pjesa tjeter deri ne 3,3 miliarde, qe eshte numri aktual i shfrytezuesve, shfrytezon rrjetat CDMA dhe te tjera. Ne te njejten kohe, nga Informa njoftojne se, edhe pse sipas numrit te shfrytezuesve duket qe gjysma e njerezve te botes posedojne celulare, kjo ne fakt nuk eshte krejt ashtu, duke marre parasysh qe penetrimi ne disa vende eshte me i madh se 100 per qind. Ne ato vende numri i madh i shfrytezuesve posedojne dy apo me shume celulare. Shtetet me penetrimin me te madh te celulareve per koke banori jane Arabia Saudite, Suedia dhe Norvegjia, derisa rritja me e madhe e shfrytezuesve shenohet ne Kine e Indi. Sipas te dhenave te IPC (International Programs Center) te zyres amerikane Census, popullata boterore numeron 6.635.077.187 njerez.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›