E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shimpanzete mbajne mend me shume se njerezit

TOKIO - Shimpanzete e reja kane nje aftesi te jashtezakonshme kujtese dhe shume me te theksuar sesa te njerezit. Kete e ka bere te ditur nje hulumtim i shkencetareve japoneze te Universitetit te Tokios. Hulumtimi ka zgjatur disa vjet, pergjate te cilave nente studente kane percjelle vazhdimisht nente shimpanze. Majmunet fillimisht jane mesuar te numerojne deri ne nente dhe jane testuar nese munden t`i vendosin ne nje tabele numrat sipas renditjes, ka bere te ditur revista “Current Biology”. Ne kete test, studentet kane testuar aftesine e shimpanzeve krahas me ate te tyre dhe ka dale qe te parat jane treguar me efikase ne radhitjen e numrave. Sipas studiuesve, kjo tregon se njerezit dikur kane pasur te njejten aftesi kujtese, por e kane humbur gjate evolucionit. “Aftesite e trurit jane te kufizuara. Ndoshta njerezit kane hequr dore nga disa aftesi te meparshme per t`i zevendesuar ato me te reja, sic eshte e folura”, ka deklaruar Tetsuro Matsuzawa, udheheqes i hulumtimit. Megjithate, sipas tij, me kalimin e viteve kujtesa e shimpanzeve gjithnje zvogelohet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›