E Shtunë, 31 Tetor 2026

Celulari “Prada II” në shitje deri në fund të vitit



“LG” dhe “Prada Group”, partneriteti i të cilëve në mars të vitit 2007 ka rezultuar me lançimin e celularit të parë të ndjeshëm në prekje Prada, kanë paralajmëruar daljen edhe të serisë së dytë të këtij celulari deri në fund të këtij viti. Pothuajse identik me celularin e parë LG Prada, seria e re përmban tastierë ultra të hollë, me ngjyrë të argjendtë, e cila tërhiqet prapa ekranit. Është ruajtur koncepti origjinal minimal, derisa nga opsionet e avancuara gjithsesi duhet ndarë mundësinë e lidhjes së video thirrjeve me anë të rrjetit 3G, HTML browser, kamerën 5 megapikselëshe me thjerrëzën optike Schneider-Kreuznach si dhe mbështetjen për lidhjen Wi-Fi. Siç pohohet në deklaratën për shtyp të kompanisë së suksesshme nga Koreja Jugore, çmimi fillestar i celularit të ri me dizajn të përsosur do të jetë 600 euro, gjersa ai deri në fund të vitit 2008 do të jetë në shitje nëpërmes operatorëve kryesorë të telefonisë mobile në Itali, Britani të Madhe, Gjermani, Spanjë dhe Holandë.

Televizori i parë më Blu-ray të integruar

Seria e re e Sharp dhe LCD HD, televizorëve e emëruar “Aquos DX” do të jetë e para e cila do të ketë të integruar player-in Blu-ray. Edhe pse rrallë kush prej nesh e ndjen se Blu-ray është bërë standard për riprodhimin e video materialeve, kjo në botë megjithatë ka ndodhur. Si dëshmi për këtë janë edhe televizorët e ri LCD nga kompania Sharp - Aquos DX, të cilët në masë të madhe kanë Blu-ray player të integruar në të. Në këtë seri do të gjenden pajisjet me diagonale të ekranit prej 26, 32, 37, 42, 46 e 52 inçësh, derisa të gjithë do të kanë i HDTV tuner si dhe zmadhues nën ekran, mirëpo vetëm modelet prej 37 inçësh e lartë do të kanë rezolucion të plotë HD (high definition), ndërsa dy modelet më të dobëta do të kenë rezolucion HD ready prej 1.366 x 768 pikselash. Në stilin tanimë standard të kompanisë Sharp, që të gjithë janë jashtëzakonisht të hollë. Çmimet do të variojnë nga 1.963 për modelin më të lirë deri në 4.909 dollarë për atë më të madhin.

18 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›