E Diel, 1 Nëntor 2026

“Rudina Magjistari-Misioni Vazhdon” sot në mbrëmje në Vizion Plus.



Nëse deri dje shqiptarët do të kërkonin me telekomandën e tyre një kanal televiziv ku të përjetonin shumë emocione njëherësh, që nga e shtuna e datës 18 tetor, ekrani i Vizion Plus do të jetë alternativa më e mirë për të gjithë teleshikuesit. Programi më i ri televiziv, “Rudina Magjistari-Misioni Vazhdon”, do të jetë formati ideal që do të plotësojë mbrëmjen e fundjavave në familjet shqiptare. Një program nga Rudina Magjistari, e cila shfaqet për herë të parë nën siglën e Vizion Plus, pas një sezoni të suksesshëm të programit “Tkam zemër”, vjen për të depërtuar në të gjitha shtëpitë dhe zemrat e shqiptarëve kudo që janë. I konceptuar në formën e një mozaiku, ku secila pjesë e jetës njerëzore do të qëndrojë krah njëra-tjetrës për të dhënë idenë e një realiteti të mbushur me gjithfarë pengesash dhe sfidash. Një seri rubrikash interesante, histori të jashtëzakoshme ku protagonistë do të jenë njerëz të thjeshtë. Ajo që do të synohet do të jetë mesazhi i dashurisë universale, solidaritetit, humanizmit, vlerave më të mira njerëzore, që do të përbëjnë boshtin kryesor ku do të mbështetet i gjithë programi i të shtunave mbrëma në ekranin e Vizion Plus. Kërkimi i njerëzve, që kanë shkëputur dhe humbur kontaktet me njëri-tjetrin, do të vazhdojë duke u trajtuar gjatë puntatave të këtij programi me po të njëjtin ritëm si në dy sezonet e kaluara në Vizion Plus. Nën siglën “Rudina Magjistari - Misioni Vazhdon” do të përgatiten një numër i madh surprizash, përjetime të emocioneve të mëdha e që mbesin gjatë në mendjen e gjithkujt. Ka qenë një punë parapërgatitore mjaft e ngjeshur që nga muaji gusht për të realizuar çdo lloj kontakti dhe zgjidhje të mundshme të historive që do të jenë pjesë e këtij programi. Gjithçka është gati: drejtimi, stafi teknik, studio, skenografia, gazetarët dhe pritet vetëm fillimi i transmetimit për t`i dhënë publikut programin, ku protagonist do të jetë vetë ai.

18 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›