“Mahru”, roboti që bën punët e shtëpisë
Shkencëtarët e Koresë së Jugut kanë njoftuar se kanë ndërtuar një robot i cili mund të vallëzojë, të rregullojë shtëpinë dhe të lëshojë aroma të këndëshme. “Mahru” të cilin e ka ideuar instituti shkencor-teknologjik jugkorean, mund të lëvizë buzët, vetullat dhe qerpikët dhe gjatë ecjes të lëvizin me gjymtyrët e sipërme. “Mahru është paramenduar si robot humanoid i cili mund të zëvendësojë njeriun në disa punë”,- thuhet në deklaratën e udhëheqësit të ekipit të shkencëtarëve Bum-Jae You. “Kjo i hap rrugë përdorimit komercial të robotëve humanoidë të cilët mund të kryejnë punët e shtëpisë”,- ka shtuar ai. Mahru është i programuar në atë formë që të mund të kryejë lëvizje të ndryshme njerëzore falë sistemit për incizimin e lëvizjeve dhe mund të përdorë duart për të kaluar pengesat e mundshme. Ekipi i shkencëtarëve ka përpunuar edhe shtojcën “Mahru-M”, të pajisur me detektorë për dallimin e formave të objekteve. Përveç kësaj ai mund të zbatojë edhe urdhra të caktuara.
18 Tetor 2008